E Diel, 1 Nëntor 2026

CEZ: Ka abuzime me faturat e energjisë

Për këtë arsye, drejtori i përgjithshëm i CEZ-it, Joseph Hejsek pati një takim në Partinë Socialiste për të diskutuar këtë problem, duke premtuar se do të ketë një zgjidhje të shpejtë.

“Gjatë gjithë këtij transformimi të sistemit të faturimit shpjeguam që ndodhin ende gabime në sistemin tonë dhe diskutuam se si jemi duke marrë masa për ti zgjidhur këto probleme. Një pjesë e mirë e këtyre faturave që kanë ardhur gabimisht me zërin që quhet energji e pamatur, ne tashmë i kemi anuluar në sistem. Jemi ende duke verifikuar rreth 12 mijë fatura të cilat mendojnë që mund të kenë probleme dhe në momentin që identifikojmë problemin, edhe ato do të anulohen”, ka pohuar drejtor i Përgjithshëm i CEZ.

Ai ka shtuar se ka pasur rreth 12 mijë fatura me probleme. “Diskutuam edhe për energjinë e pamatur. I treguam zotit Beqaj se jemi në një moment duke transformuar gjithë sistemin e faturimit dhe gjatë këtij proçesi ndodhin edhe gabime në sistemin tonë. Një pjesë e mirë e këtyre faturave me zërin ‘Energji e pamatur’ tashmë i kemi anuluar në sistem. Jemi duke parë 12 mijë fatura dhe nëse ka probleme do të anulohen rast pas rasti. Nëse ka fatura gabim ne do t’i anulojmë”, është shprehur Heisek.

Nga ana tjetër, Enti Rregullator i Energjisë e ka gjobitur këtë komani me 350 mijë lekë, për shkak se e konsideron të pa ligjshëm emërtimin në faturë të zërit dëm ekonomik apo energji e pamatur. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-01-13 08:05
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›