E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyrtare, Ranokia vishet zikaltër për 5 vite

Lajmin e konfirmoi sot klubi zikaltër me anë të një komunikate zyrtare në faqen e internetit. Në njoftim thuhet se qendërmbrojtësi Andrea Ranokia, 22 vjeç, është blerë në bashkëpronësi me Xhenovan, ku do të aktivizohet në sezonin e ardhshëm. Më pas, në sezonin 2011-2012 Ranokia do të veshë fanellën e Interit për katër sezone (deri më 30 qershor 2015).

Sezonin e kaluar qendërmbrojtësi u aktivizua me Barin në Serinë A. Në operacionin për transferimin e 22-vjeçarit është përfshirë edhe golashënuesi më i mirë i ekipit të të rinjve të Interit, njëkohësisht lojtar i kombëtares italiane U-19, Matia Destro, i cili do të kalojë në formë huazimi te Xhenova.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›