E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maradona, e ardhmja vendoset të hënën

Sipas mediave vendase, dy protagonistët kanë biseduar sot në telefon dhe kanë vendosur të zhvillojnë të hënën një takim, ku do të mësohet vendimi i Maradonës mbi të ardhmen e tij në krye të kombëtares argjentinase.

Me shumë mundësi në këtë takim ish-“Djaloshi i artë” do të nënshkruajë marrëveshjen e re të propozuar nga federata, për të drejtuar çelestët deri në botërorin e Brazilit në vitin 2014.

Edhe çështja e vetme ku palët kishin kundërshtime, ndryshimi i stafit teknik (i kërkuar nga federata por i kundërshtuar nga Maradona), është zgjidhur në favor të këtij të fundit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›