E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane pranga per korrupsion avokatit


Ne prangat e policise se Tiranes diten e sotme ka rene avokati Hysni Beti pasi akuzohet per korrupsion pasiv. Beti eshte nje nder avokatet me te njohur ne Shqiperi ndersa mesohet se eshte arrestuar ne zyren e tij te avokatise.

Sipas informacioneve me te fundit behet e ditur se ai nderhynte tek prokuroret per ulje te mases se sigurise dhe njekohesisht shfrytezonte postin duke marre rryshfete. Klienteve te tij i ka marre 250 mije leke te reja dhe 1.5 miljon leke te vjetra per mase sigurie duke i thene se do tia jepte nje gjyqtari te Tiranes ndersa nuk ia ka dhene.

Vec korrupsion pasiv Beti akuzohet edhe per ushtrim dhe ndikim te jashteligjshem.
Task Force ka kryer kontrollin e zyres se avokatit Hysni Beti me synim mbledhjen e provave materiale ndersa arrestimi i tij eshte bere ne pranine e nje perfaqesuesi te Keshillit te Dhomes se Avokatise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›