E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbardhet vrasja e Kerrabes u krye pas sherrit per shitjen e dy pistoletave



Artan CENA - Zbardhet vrasja e 29-vjecarit Shkelqim Nozlli. Ka qene nje pazar i prishur per blerjen e dy pistoletave qe ka sjelle dhe vrasjen e te riut. Policia e Tiranes ka vene ne pranga diten e djeshme autorin e dyshuar te kesaj ngjarjeje Albano Kusin 19 vjec nga Tirana. Ne pranga bashke me Kusin jane arrestuar dhe dy efektive te Policise se Burgjeve. Keta te fundit akuzohen per moskallezim krimi pasi dyshohet se jane ndermjetes mes autorit dhe viktimes per shitjen e dy armeve te llojit pistolete. Arrestimi eshte bere vetem 24 ore pas zbulimit te ngjarjes. Burime te policise thane se kane qene deshmite e dhena nga personat qe e njihnin viktimen te cilet kane treguar se ai kishte shkuar te blinte dy arme. Gjate zbardhjes se ngjarjes kane dale dhe emrat e dy policeve te burgjeve Ilir Ademi dhe Juljan Nuho te dy nga 28 vjec. Keta te dy akuzohen per moskallezim te krimit.
ARRESTIMET
Policia e Tiranes ka mundur te vere ne pranga autorin e dyshuar te vrasjes se Shkelqim Nozllit i cili eshte Albano Kusi. Por vec tij ne pranga kane rene dhe dy police burgjesh pasi viktima do te blinte nga autori dy pistoleta dhe efektivet blu ishin ndermjetes. Sipas policise dy dite me pare rreth ores 0830 ne segmentin rrugor Tirane-Elbasan prane kilometrit 24 eshte gjetur i vrare me arme zjarri shtetasi Shkelqim Nozlli 29 vjec lindur e banues ne Mezes Tirane. Pasi jane administruar provat ne vendin e ngjarjes policia ka nisur marrjen e deshmive. Nga hetimet e kryera ne bashkepunim edhe me Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Tirane eshte bere i mundur zbulimi dhe arrestimi ne flagrance i autorit te kesaj ngjarjeje i cili eshte 19-vjecari Kusi lindur dhe banues ne Tirane. Ne pranga jane vene edhe dy efektive te Policise se Burgjeve. Ata jane Ilir Ademi 28 vjec lindur ne Erseke dhe banues ne Mezes Tirane me detyre punonjes ne Burgun 313 ne Tirane si dhe Juljan Nuho 28 vjec lindur dhe banues ne Tirane me detyre punonjes policie ne Burgun 313 Tirane.
SHKAQET
Vrasja ka ndodhur pas nje sherri mes autorit dhe viktimes per tregtine qe do te benin. Sipas Policise se kryeqytetit Nozlli do te blinte dy pistoleta nga Kusi per shumen e 2 mije eurove. Uniformat blu thane se arrestimi i Kusit eshte bere per konsumim te vepres penale te vrasjes me dashje dhe armembajtje pa leje. Autori dyshohet se per motive te dobeta ka vrare me arme zjarri 29-vjecarin Nozlli dhe me pas eshte larguar menjehere nga vendi i ngjarjes. Dy policet dyshohet se ishin ndermjetes sepse autori i ngjarjes ka tentuar te blinte dy arme tip pistolete per tia shitur me pas viktimes kundrejt nje shume prej 2000 eurosh. Pas arrestimit dosja me materiale per keta tre persona i eshte derguar Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane per ndjekje te metejshme.

20 Tetor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›