Ina Rama Ish-ministri Prifti dha detaje te vlefshme per kontrabanden
Artan CENA
TIRANE - Ish-ministri i Ekonomise Dritan Prifti ka dhene detaje te vlefshme per hetimin mbi kontrabanden e naftes. Keshtu eshte shprehur prokurorja e Pergjithshme Ina Rama e pyetur ne lidhje me deshmine e ish-ministrit te Ekonomise Dritan Prifti dhene disa dite me pare ne Prokurori. Zoti Dritan Prifti ka dhene deklarimet e tij ne Prokurorine e Tiranes te cilat i konsiderojme te vlefshme per hetimin. Prifti eshte pyetur ne cilesine e personit qe ka te dhena apo dijeni rreth ketij fakti. Ne duhet te verifikojme dhe te hetojme nese ka ekzistuar dicka e tille. Une do tju lutesha qe te prisnit qe te dalim ne nje version zyrtar te Prokurorise - theksoi Ina Rama per mediat pas Konferences me teme Mbrojtja e euros. Ishte ish-ministri i Ekonomise Dritan Prifti ai qe denoncoi kontrabanden e naftes qe behej ne vend. Ai u paraqit disa dite me pare ne Prokurori ku dha dhe shpjegime ne lidhje me akuzat qe kishte ngritur.
KRYEPROKURORJA
Sipas kryeprokurores Ina Rama hetimi ne lidhje me perfshirjen e disa perfaqesuesve te larte ne kontrabanden e naftes po vijon dhe ne baze te ketij hetimi do te vertetohet nese ka veper penale. Deklarata e saj u be pas aktivitetit qe u zhvillua per falsifikimin e eurove. Prifti tha ne prokurori ne cilesine e personit qe ka dijeni ne lidhje me kontrabanden e naftes si dhe per akuzat e tij per zv.drejtorin e Pergjithshem te Policise Agron Kulicaj se ai ka influencuar ne lejimin e boteve me nafte te paperpunuar te hidheshin ne tregun shqiptar me dokumentacion fals si te ishte nafte importi.
KONFERENCA PER EURON
Nje dite me pare ne Tirane nisi Konferenca e 8-te per mbrojtjen nga falsifikimi te euros me perfaqesues nga 20 vende te Europes. Konferenca e organizuar nga Ministria e Brendshme e Shqiperise dhe Zyra Shteterore Bavareze e Investigimeve do te vazhdoje deri ne daten 23 tetor. Lidhur me temen e konferences kryeprokurorja konstatoi se ne Shqiperi nuk jane konstatuar raste te prodhimit te euros false por vetem raste te hedhjes se tyre ne qarkullim. Me tej Ina Rama beri te ditur se jane ngritur 7 struktura te specializuara per luften kunder evazionit fiskal perfshire falsifikimet e monedhave.
Ministri Basha Ne Shqiperi ska fabrikim eurosh false
TIRANE - Ministri i Brendshem Lulzim Basha deklaroi dje se Policia e Shtetit do te vazhdoje luften pa kompromis ndaj falsifikatoreve te monedhave eurove. Kreu i rendit ishte i pranishem ne Konferencen e Europes Juglindore Masat per mbrojtjen e euros nga falsifikimet. Ne cilesine e ministrit te Brendshem deshiroj tju siguroj se Policia e Shtetit dhe agjencite e tjera ligjzbatuese ne Shqiperi te angazhuara ne luften kunder falsifikimit te monedhes euro ne bashkepunim me partneret europiane do te intensifikojne masat per identifikimin dhe goditjen e autoreve te veprave penale ne kete fushe duke shenuar rezultate akoma me te medha ne te ardhmen - ka theksuar Basha. Ai parashtroi masat e marra nga Policia e Shtetit per te luftuar kete fenomen duke permendur ketu ngritjen e disa strukturave per te luftuar kete fenomen. Me tej Basha tha se gjate 9 muajve te ketij viti jane sekuestruar euro te falsifikuara ne nje vlere te barabarte me ate te sekuestruar gjate pese viteve paraardhese. Hetimet dhe analiza e rasteve te evidentuara per falsifikim te monedhes se perbashket europiane provojne se deri sot ne Shqiperi nuk eshte identifikuar asnje rast i prodhimit apo fabrikimit te eurove false. Gjithashtu sipas te dhenave policore e hetimeve te kryera eurot e falsifikuara kane hyre ne vendin tone kryesisht nga kufijte lindore ndersa pjesetaret e grupeve kriminale kane qene shtetas shqiptare malazeze kosovare e maqedonas - ka thene ministri i Brendshem.
Deshmia e Tacit reagon grupi Taci Oil
TIRANE - Nje dite pas dhenies se deshmise se Rezart Tacit ne Prokurorine e Tiranes ka reaguar dhe grupi Taci Oil. Dje dhe sot ne menyre abuzive disa media jane perpjekur te perbaltin imazhin e presidentit te grupit Taci Oil Rezart Taci me komente tendencioze lidhur me paraqitjen e tij per te deshmuar prane organit te akuzes. Eshte e patolerueshme qe kjo figure te perbaltet ne vazhdimesi dhe ne menyre te padrejte me shpifje te vazhdueshme aludime te paqena dhe fakte te paverteta. Eshte per te ardhur keq kur shikon disa media qe perdorin politiken e tyre editoriale si shantazh per te realizuar interesat e tyre ekonomike dhe politike. Jemi te detyruar te sqarojme se nuk ekziston asnje akuze e ngritur ndaj z. Taci dhe biznesit te tij. Duke treguar qytetari dhe respekt ndaj institucioneve shteterore zoti Taci ofroi gatishmerine dhe ndihmen e tij pa hezitim per te dhene gjithe informacionin qe ai disponon. Grupi Taci Oil si nje nga taksapaguesit me te medhenj ne Shqiperi monitoruar ne menyre te panderprere nga strukturat shtetit kryen veprimtarine e tij ne perputhje te plote me ligjet dhe rregullat e nje biznesi korrekt ne raport me te gjithe operatoret private brenda dhe jashte territorit te Republikes se Shqiperise. Perdorimi i mediave per te goditur bizneset apo individe qe me sipermarrjet e tyre japin nje kontribut te rendesishem per ekonomine shqiptare prodhimin kombetar punesimin dhe mireqenien eshte nje akt i dobet jo etik dhe jo profesional. Edhe ne cilesine e drejtorit te Pergjithshem te Radiotelevizionit Kombetar Satelitor Alsat Rezart Taci ka treguar dhe tregon qe filozofia e tij eshte ajo e nje medie te bazuar mbi te verteten informimin mbi fakte dhe etiken profesionale. Kjo eshte filozofia mbi te cilen jane ndertuar te gjitha bizneset e grupit Taci Oil qe nuk do te mund te preken kurre nga shantazhe te tilla. Grupi Taci Oil nuk do te hezitoje te denoncoje publikisht dhe ligjerisht cdo tentative dhe perpjekje per te njollosur imazhin personal dhe profesional te nje biznesmeni qe mban mbi shpatulla pergjegjesine per mireqenien e rreth 3000 familjeve - thuhet ne deklaraten publike.
Debate mes avokates Shehu dhe familjareve shtyhet seanca e Otrantos
LECE - Shtyhet seanca gjyqesore per Tragjedine e Kanalit te Otrantos. Diten e djeshme ne Gjykaten e Apelit te Leces ne seancen gjyqesore per kete tragjedi qe ndodhi me 28 mars te vitit 1997 u vendos qe seanca tjeter te zhvillohet me 9 nentor. Seanca eshte shtyre per shkak te debateve te shumta qe kane lindur mes avokates Natasha Shehu dhe familjareve te viktimave. Trupi gjykues pasi kerkoi disa here qe te shuhet debati vendosi shtyrjen e seances dhe caktimin e dates 9 nentor per zhvillimin e saj. Trupi gjykues vendosi dje qe ne seancen e 9 nentorit te degjohen avokatet dhe me daten 21 dhjetor te jepet vendimi perfundimtar rreth ceshtjes. Ne seancen e se martes moren pjese shume familjare te viktimave dhe tre deputetet e qarkut te Vlores Ardian Kollozi Kreshnik Cipi dhe deputeti i PDU-se Dashamir Tahiri. Ceshtja gjyqesore eshte ne ngarkim te shtetit italian dhe dy protagonisteve kapitenit te anijes ushtarake italiane Sibila Fabrizio Laudadio dhe kapitenit te anijes shqiptare Kateri i Rades Namik Xhaferri. Ne tragjedine e Otrantos te 28 marsit 1997 ishte anija luftarake Sibilla qe i ka rene anijes se vogel shqiptare Kateri i Rades. 13 vite me pare 80 shqiptare u nisen me kete anije drejt brigjeve italiane por udhetimi i tyre do te nderpritej ne Otranto. Nga perplasja e dy anijeve mbeten te vdekur ne det 80 viktima te gjithe emigrante shqiptare midis tyre gra dhe femije ndersa 23 persona u deklaruan te zhdukur pasi trupat e tyre nuk u gjenden kurre. Gjykata ne Shkallen e Pare fajesoi palen italiane duke denuar me kater vite burg ish-kapitenin e anijes Sibilla nderkohe qe me vendim te qeverise italiane secili nga familjaret e viktimave do te merrte nga 35 mije euro demshperblim para te cilat nuk u dhane kurre.
20 Tetor 2010