Tiranë, prezantohet plani i ri për prakimin publik
Në bazë të planit të ri, pritet që të lehtësohet trafiku i tejngarkuar në Tiranë.
“Ideja është që të ngrihet një sistem i ri i administrimit të parkimit, ku të ndahet sistemi i shitjes së biletës nga sistemi i kontrollit, ku qytetarët të cilët do të parkojnë në vende të caktuara, si parkim publik me pagesë, duhet të shkojnë në pika të caktuara, të marrin biletën me të cilën mund të vendosin muajin, ditën dhe orën në të cilën ndodhen dhe e vendosin tek pjesa e brendshme e xhamit”, thuhet në njoftim.
Më tej, deklarata vijon: “Pas kësaj, strukturat e Policisë Bashkiake që bëjnë kontrollin ose konstatojnë se qytetari i cili ka parkuar nuk ka prerë biletën përkatëse, marrin masat përkatëse administrative, si heqjen e mjetit me karroatrec. Biletat do të vihen në disa pika të caktuara, rreth e rrotull zonave të administrimit të parkimit me pagesë, pra janë pika të cilat ndodhen pikërisht aty ku ndodhen vendet e parkimit me pagesë” sqarohet në deklaratën e bashkisë së kryeqytetit, ndërsa bëhet e ditur se ky sistem do të aplikohet fillimisht tek bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe tek sheshi “Italia””.