Abuzimet, lihet në arrest shtëpie biznesmeni Italian
Vendimi është marrë sot nga Gjykata e Apelit, sipas të cilit, Italo Gigante, 57-vjeç do të qëndrojë në arrest shtëpie lidhur me skandalin e ndërtimit të godinës së Këshillit të Evropës në lagjen Laprakë të Tiranës.
Italiani i arrestuar pritet të ekstradohet në drejtim të Belgjikës. Ky shtetas së bashku me tre bashkëkombas të tij, zyrtarë pranë KE-së në Tiranë, janë akuzuar për afera korruptive lidhur me ndërtimin e goditës.
E ndërsa tre të tjerët janë arrestuar në Bruksel, i katërti është ndaluar në Shqipëri. Gjatë seancës, burri 57-vjeçar kma deklaruar se e ka vuajtur shumë këtë histori dhe se nuk i ishte fshehur drejtësisë.
Gigante u arrestuar në Rinas, pas një urdhër-arresti ndërkombëtar të shpallur më 31 Korrik 2007. Deri në ekstradimin e tij, ai do të ruhet nga policia në një banesë në Tiranë.