E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, shkarkohetme mocion mosbesimikreu i këshillit të qarkut

VLORË- Të djathtët shkarkojnë Agron Sharrën kreun e këshillit të qarkut në Vlorë. Një mbledhje e jashtëzakonshme me mocion mosbesimi ndaj kreut të këshillit të qarkut është zhvilluar sot që nga ora 12.00 mes debatesh të shumta të këshilltarëve, ndërsa prej disa ditësh kërkohej me ngulëm nga këshilltarët e djathtë mocioni i mosbesimit ndaj Agron Sharrës.

I pranishëm në mbledhjen e thirrur nga prefekti Hasan Halili, ka qenë dhe vetë kreu tashmë i shkarkuar i këshillit të qarkut Agron Shara, i cili ka qëndruar deri para momentit të votimit, ku nga 59 këshilltarë, 37 prej tyre vendosën rrëzimin e Sharrës dhe emërimin në këtë post të Ylli Porit, i cili aktualisht është kreu i PD të Sarandës. Ndërsa kreu i larguar tashmë i këshillit të qarkut të Vlorës Agron Sharra, pak kohë më parë ka qenë dhe kryetar i Partisë Demokratike të degës së Vlorës.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›