Zgjedhjet, PS zbulon emrat e parë, LSI tërhiqet
Nga Darina Tanushi
Të majtët fillojnë garën për të propozuar anëtarët e KQZ, dilemat për deputetët. Në bazë të Kodit të ri Zgjedhor, ky institucion tashmë do të përbëhet nga 7 anëtarë. Kuvendi do të diskutojë brenda 3 javëve ndryshimet
TIRANE-Të majtët kanë filluar diskutimin për përzgjedhjen e kandidatëve që do t’i propozohen Kuvendit për të ndryshuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Në bazë të Kodit të ri Zgjedhor, ky institucion tashmë do të përbëhet nga 7 anëtarë. Dy nga këta anëtarë do të përzgjidhen nga PD-ja, dy nga PS-ja, një do ta kenë partitë e vogla të djathta, një do të përzgjidhet nga partitë e vogla të së majtës dhe anëtarin e shtatë do e përzgjedhë shumica parlamentare. Socialistët pritet që në ditët e para të fillimit të punës të Kuvendit, të kërkojnë edhe vijimin e procedurave për të rikompozuar KQZ-në. Ndërsa, nga ana tjetër, në selinë e PS-së kanë filluar të përfliten emrat e parë për kandidatë të këtij komisioni që do të administrojë zgjedhjet. Ajo që është e sigurt, edhe në bazë të Kodit të ri Zgjedhor, është dy prej anëtarë të këtij institucioni do të jenë gra. Kryetari i PS-së, Rama ka bërë edhe tentativat e para me burrat juristë të partisë. Kështu, burimet thonë se Ylli Manjani dhe Damian Gjiknuri, i pari kryetar i komisionit për çështjet ligjore në PS, dhe i dyti eksperti për zgjedhjet, kanë marrë tashmë ofertën për të qenë kandidatë për një nga vendet në KQZ. Por, sipas të njëjtave burime, ata nuk i janë përgjigjur pozitivisht ofertës. Të dy të rinjtë në PS kanë shprehur ambicie për të qenë në listën e kandidatëve për deputetë, megjithëse kjo do ende kohë që të fiksohet. Nga ana tjetër, një skemë që diskutohet është edhe ajo sipas të cilës, deputetët e PS-së të mbështesin dy prej anëtarëve aktualë të KQZ-së, Dëshira Subashin dhe Flamur Qaton për të rikandiduar. Një prej emrave që është futur në këtë diskutim është edhe përfaqësuesi i PS-së në KQZ, Genc Gjonçaj. Por, gjithsesi, Rama duhet t’i përmbahet nenit të Kodit, sipas të cilit “subjektet propozuese, në fazën e përzgjedhjes, paraqesin jo më pak se dy kandidatura për secilën vakancë. Kryetarët e grupeve parlamentare të subjekteve propozuese përzgjedhin kolegjialisht 4 kandidatura, në përputhje me kriteret e parashikuara në shkronjën “a” të kësaj pike. Subjektet propozuese të shkronjës “a” përzgjedhin një kandidaturë nga secila gjini; të mos ketë qenë anëtar i ndonjë partie politike në 5 vitet e fundit; të mos ketë qenë i zgjedhur deputet i Kuvendit në 5 vitet e fundit”. Nisur nga kjo pikë, pritet që të tjerë emra të shtohen në listën e diskutimeve.
Gara LSI-PSD
Nga ana tjetër, ajo që diskutohet është se cila prej partive të vogla të së majtës do të marrin një vend në KQZ. PSD-ja tashmë, sipas nënkryetarit Engjëll Bejtaj, ka përzgjedhur shumë kandidatura dhe ende nuk ka arritur në dyshen zyrtare. Ndërsa, LSI-ja duket se është tërhequr nga ky proces. “Ne do të veprojnë në bazë të ligjit zgjedhor. Nuk duam ndere nën dorë”, - u shpreh për Gazetën, kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Pëllumb Xhufi. Duket se LSI-ja e mbylli fushatën e ankesave me grevën e urisë dhe tani është duke u përgatitur për të dalë fuqishëm në zgjedhje. E sa për PDS-në, duket se nuk e ka vrarë shumë mendjen për këtë pikë, pasi është e ndërgjegjshme se këtë vend do e marrë PSD-ja, si aleati më i ngushtë i PS-së. Ndërkaq, Konferenca e Kryetarëve, në mbledhjen e saj të fundit nuk e ka parashikuar në kalendarin trejavor të punimeve, ndryshimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Por, anëtarët e konferencës ranë dakord që çështja të futet menjëherë në kalendar sapo procesi të jetë gati, pra sapo partitë të kenë gati kandidaturat që do të propozojnë për të zënë vendet në komisionin që do të merret me administrimin e zgjedhjeve.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)