E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, qëllohet një makinë, një i plagosur

Tiranë – Një automjet tip “Benz” është goditur me armë zjarri, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30 në rrugën “Sami Frashëri”. Nga të shtënat ka ngelur i plagosur një person.

Policia:Një person ka ngelur i plagosur si pasojë e plagëve nga të shtënat me armë zjarri, i plagosuri është dërguar në Spitalin Ushtarak, i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se personi i plagosur është me origjinë nga Tropoja.
Makina e qëlluar në të cilën gjendej personi i plagosur, është një mjet tip ‘Benz’ me targa TR 6343 R.

Sipas policisë makina është goditur nga ana e drejtuesit, në drejtim të automjetit është qëlluar disa herë.

(ar.si/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›