Mazhoranca: PS te votoje ligjet per anetaresimin ne BE, 10 pikat mos te jene kusht
26/09/2011 Deputetët Vasili e Tavo komentojnë ofertën më të fundit të opozitës parlamentare
LSI kundër paketës “Rama”
“Pakti për integrimin s’mund të jetë mundësi për realizimin e interesave partiake”
Herion Mesi
Partia e dytë në mazhorancë, Lëvizja Socialiste për Integrim, është kundër paketës së opozitës me 10 pika, e mbi të gjitha për mënyrën e zgjedhur nga opozita për të çuar përpara reformat integruese, duke kushtëzuar votën e tyre për ligjet që duan 84 vota. Sipas nënkryetarit të kësaj partie, Petrit Vasili, partitë politike nuk duhet të bëjnë marrëveshje të fshehta në këmbim të integrimit të Shqipërisë. Ofertën e opozitës Vasili, njëkohësisht ministër i Shëndetësisë në qeverinë “Berisha”, e cilësoi si një bllokim të radhës për procesin e integrimit të Shqipërisë. “Pakti kombëtar për integrimin nuk mund të jetë në asnjë rast një mundësi për realizimin e interesave të ngushta partiake, për vendosjen e kushteve të njëanshme, nuk mund të jetë mundësi për realizimin e interesave të ngushta të individëve apo për kontrollin e njëanshëm politik të institucioneve. Nuk mund të jetë gjithashtu edhe mundësia e zëvendësimit të veprimtarisë kushtetuese dhe shtetit ligjor, me marrëveshje politike që dalin mbi to dhe që synojnë realizimin e shtetit të partisë në vend të shtetit ligjor, të drejtë, të barabartë për të gjithë shtetasit, pavarësisht preferencave politike apo ideologjike të tyre”, tha Vasili gjatë konferencës së djeshme për shtyp. Ai deklaron se duhet një pakt kombëtar për integrimin dhe për këtë ai propozon si zgjidhje për palët pranimin e paktit kombëtar për integrimin që LSI ka propozuar kohë më parë. Në vijim të deklaratës së tij, ai u kërkon partive politike në Kuvend, veçanërisht Partisë Socialiste, që të japin votën dhe të bëjnë detyrën e tyre në lidhje me 12 kushtet që Bashkimi Evropian i ka vendosur Shqipërisë. Kushtëzimin e votës për ligjet me shumicë të cilësuar me Rregulloren e parlamentit nga ana e PS-së, nënkryetari i Kuvendit, Vangjel Tavo, gjithashtu e ka cilësuar papërgjegjshmëri politike. Ai deklaron se kjo forcë po cenon integritetin kombëtar, kundrejt atij personal. “Nëse do të vinim në balancë integrimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian me ndryshimin në Rregullore, do ta quaja papërgjegjshmëri politike, sepse nuk mund të vihet kusht ndryshimi i Rregullores dhe, me sa di unë, ndryshimet që kërkohen në Rregullore janë ndryshime të karakterit teknik, se kur do të jetë diskutimi 5-minutash që i themi ne, në fillim apo në fund të seancës, dhe të diskutosh dhe të vësh, të krahasosh ndryshimin në Rregullore, ose ta vësh kusht ndryshimin e Rregullores me kushtin e integrimit është një gjë aq e vogël”, vlerëson deputeti i LSI-së, gjatë një prononcimi për mediat. Një ditë pas refuzimit nga socialistët të votimit të gjashtë kodeve që kërkojnë 84 vota, kryetari i tyre Edi Rama propozoi një paketë me 10 pika, për të cilat u kërkua miratimi nga ana e mazhorancës. Në të kundërt, deputetët e partisë më të madhe në opozitë nuk do të japin votën e tyre për ligjet që duan shumicë të cilësuar. Nga ana tjetër, opinioni i BE-së për statusin e vendit kandidat pritet të paraqitet më 12 tetor.
Integrimi në BE
PS 10 kushte për PD
Partia Socialiste i propozoi mazhorancës parlamentare një pakt prej 10 pikash. Propozimet kanë të bëjnë me votimin konsensual të reformës parlamentare; ngritjen e komisionit ad hoc për të miratuar brenda muajit dhjetor reformën parlamentare me asistencë teknike të OSBE-së; marrëveshje dypalëshe për përfundimin e Reformës Zgjedhore brenda marsit të vitit 2012, bazuar mbi rekomandimet e OSBE/ODIHR-it; konsensus për zgjedhjen e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë dhe zgjedhjen e kandidatit të përzgjedhur nga Presidenti i Republikës për detyrën e Guvernatorit të ri të Bankës së Shqipërisë; zgjedhjen me konsensus të kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit mbi propozimin e Presidentit; zgjedhjen me konsensus të Avokatit të Popullit; ngarkimin e Komisionit të Ligjeve për trajtimin në një proces të hapur e transparent të çdo çështjeje që lidhet me ligjet që kërkojnë 3/5-at e votave të Kuvendit; dakordësi për kufizimin e imunitetit parlamentar me konsultime të gjera dhe asistencë ndërkombëtare dhe ngritjen e një tryeze për rishikimin e Kushtetutës me përfshirjen e Komisionit të Venecias; kërkesë ndaj Prokurores së Përgjithshme për zbardhjen e plotë të tragjedisë së 21 janarit, si dhe të hetimit të të gjithë personave me imunitet parlamentar ose me detyra të tjera shtetërore që kanë rezultuar të përzier me botën e krimit, të dala në dritë këto përmes kabllogrameve të publikuara nga Wikileaks, si dhe pika e fundit e paktit ka të bëjë me balancimin e Bordit të Televizionit Publik Shqiptar dhe zgjedhjen me konsensus të drejtuesit të ri të tij, që të garantojë paanshmërinë në informimin e publikut.
Ngërçi politik pengesë për statusin, palët politike fajësojnë njëra-tjetrën
Chountis: Zgjidhja e problemeve, kriter madhor
Oli Xhilaga
Ngërçi politik do t’i kushtojë vendit një tjetër shans të humbur për marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE. E ndërkohë që data për dhënien e verdiktit final nga Brukseli afrohet, palët duken të jenë larg zgjidhjes së këtij ngërçi dhe vendosjen e dialogut mes tyre. Madje, në vend që të shihen rrugët e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve politike, forcat kryesore ngasin të fajësojnë dhe t’i adresojnë njëra-tjetrës përgjegjësinë në rast të një përgjigjeje negative nga BE. Ndërkohë që vetë Brukseli nga ana e tij i mëshon me forcë faktit se klasa politike duhet të zgjidhë problemet mes saj sa më shpejt të jetë e mundur.
Raportuesi i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Nikolaos Chountis, duke iu referuar pikërisht përgjigjes që do të japë BE-ja Shqipërisë më 12 tetor për statusin e vendit kandidat, theksoi se kriteri kryesor është zgjidhja e ngërçit politik, i cili ka bllokuar reformat integruese.
“Jemi në momentin e analizës së përmbushjes së kritereve për pranimin e Shqipërisë si vend kandidat. Situata politike në Shqipëri, me aq sa kam dijeni, është e ndërlikuar, por ka shenja përmirësimi. Qëllimi i të gjitha institucioneve evropiane është përmbushja e kritereve politike e demokratike, të cilat do ta sjellin Shqipërinë më afër BE-së”, vuri në dukje Chountis. Njëkohësisht, duke qëndruar po në këtë çështje, raportuesi i PE-së preferoi të ishte më i drejtpërdrejtë me atë çfarë kërkohet nga politika shqiptare. “Unë mendoj se duhet gjetur zgjidhja e ngërçit politik aktual dhe zgjidhja e një sërë problemeve politike, ekonomike dhe reforma në drejtësi. Forcat politike shqiptare duhet të bëjnë kujdes të mos i shtojnë problemet, por t’i zgjidhin ato. Ky do të jetë kriteri madhor për t’u pranuar. Është në dorën e politikës shqiptare që situata të avancojë”, nënvizoi Chountis, sa i takon kësaj çështjeje. Ndërkohë që dhe vitin e kaluar ishte po konflikti mes dy kampeve politike ai që solli një përgjigje negative për marrjen e statusit të vendit kandidat, duke dhënë në të njëjtën kohë sinjale të qarta për mesazhin që pritet të vijë dhe kësaj here.
Situata
Komisioni Evropian pritet që më 12 tetor të publikojë progresraportin për Shqipërinë, në të cilin Brukseli do të shprehë qëndrimin e vet edhe për dhënien ose jo të statusit të vendit kandidat. Ndërkohë që zhvillimet politike në vend kanë sjellë kërkesa nga të dy kampet respektive për gjetjen e kompromisit. Fillimisht kompromisi politik është kërkuar nga mazhoranca për miratimin e ligjeve me 3/5 në parlament. Ndërkohë, opozita ka kushtëzuar bashkëpunimin e saj në këmbim të një draft-propozimesh me 10 çështje. Madje, në deklaratat e saj mazhoranca parlamentare, duke iu referuar propozimeve të këtij pakti la të nënkuptohet se nuk do të pranojë kushtet e lidershipit socialist. Një qëndrim të tillë e bëri të qartë edhe Kryeministri Berisha nga Nju-Jorku, i cili theksoi se kushtet e Edi Ramës ishin vërtetimi i faktit se ai do të bllokojë integrimin e vendit në BE.
Kompromisi në Kuvend
12 nisma legjislative kërkojnë shumicë të cilësuar
Janë 12 nisma legjislative, ato të cilat kërkojnë votën e cilësuar në Kuvend, por që do të sillnin dhe një imazh të përmirësuar të politikës shqiptare për konsensusin mes palëve dhe vijimin e reformave në vend. Konkretisht janë ndryshimi i Kodit Penal, Kodit Detar, Kodit Rrugor, Kodit Ajror, Kodit Hekurudhor dhe Kodit Civil, projektligji “Për transmetimet me zë dhe/ose me zë e figurë në Republikën e Shqipërisë”, projektligji “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, plotësimi i vendeve vakante në institucionet e pavarura që po u përfundon mandati. Ndërkohë që pavarësisht domosdoshmërisë për miratimin e të tilla projektligjeve, opozita parlamentare ka dhënë qëndrimin e saj kundër votimit të tyre. Si kusht për të kryer një detyrim të tillë, opozita parlamentare ka kërkuar tërheqjen e tyre dhe rishikimin në mënyrë sa më të plotë. Njëkohësisht, dhe për zgjedhjen e krerëve të institucioneve të pavaruara, socialistët kanë bërë publik kërkesat për mabrëvajtjen e një procesi të tillë.