Tiranë, qëllohet për vdekje një 24-vjeçar

Foto ilustruese
Kryeqyteti është përgjakur përsëri. Pak minuta më parë është qëlluar për vdekjen në rrugën e Kavajës Erlind Fuga. 24-vjeçari është qëlluar me disa plumba me armë të llojit pistoletë nga persona ende të paidentifikuar.
Dyshimet e para kanë të bëjnë me një krim për larje hesapesh.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve. /F.S/