E Diel, 1 Nëntor 2026

Shaban Norja, vrasësi i Ajshes me antiplumb në sallën e gjyqit

DURRES- Ishte veshur me jelek antiplumb, Shaban Norja, plaku 80 vjeçar masakroi duke i prerë kokën Ajshe Vatës. Mesadukej policia i druhej një hakmarrjeje pas vrasjes makabre të 18 vjeçares, e cila në barkun e saj po rriste fëmijën e 80 vjeçarit. Ajsha u ekzekutua mbrëmjen e 11 tetorit 2012. I moshuari pranoi se kishte pasur lidhje intime prej dy vitesh me vajzën e re dhe se fëmija ishte i tij. I moshuari deklaroi se kishte kryer krimin pasi Ajshe nuk pranonte të abortonte fëmijën.

“Jam i qartë me akuzën për krimin. Jam penduar thellësisht. “- ishte fjalët shkurt të Shababn Norjes i cili në sallën e gjyqit është paraqitur i veshur me jeke antiplumb. Në seancë nuk kanë qenë të pranish as familjarët e Ajshe Vatës as të plakut 80 vjeçar.

Gjatë seancës Norja u njoh me akuzën. Prokurori Sokol Nishani tha se Norja kishte dy vjet qe kishte lidhje dhe kishte kryer disa here mardhenie seksuale me 18 vjeçaren.
Nha ana e tij avokati mbrojtës kërkoi gjykim të shkurtuar pasi Norja ka pranuar krimin, është penduar dhe është në moshë të thyer. Trupi gjykues pasi u njoh me rrethanat e krimit, cfarë deklaronte avokati mbrojtës dh i pandehuri Ervin Metalla shtyu seancën për 24 janar.

Seanca zgjati vete,m dhjete minuata ku gjykata u noh me rrethant e nhgjarjes, ndersa gjykatesi Ervin metalla vendoi qe seanca e radhes te jete me dt 24 janar

Avokati i Norjas, Edmond Dashi, kerkoi gjykim të shkurtuar per shkak te moshes dhe faktit qe tetdhjetevjecari e kishte pranuar krimin.

TRE MUAJ PAS VRASJES
Tre muaj pas vrasjes makabre të 18- vjeçares Ajshe Vata në fshatin Xhafzotaj të Durrësit, sot në Gjykatën e Shkallës së Parë të këtij rrethi nis procesi gjyqësor ndaj Shaban Norja. 80- vjeçari akuzohet se më 11 tetor 2012 vrau dhe më pas i preu kokën me sëpatë Ajshe Vatës, e cila ishte 3- muajshe shtatzënë.

Burime zyrtare nga Prokuroria e Durrësit deklaruan se Norja rrezikon nga 15 vjet deri në burgim të përjetshëm. Dosja në Gjykatë mban numrin 924 dhe përbëhet nga tre fashikuj me 1026 faqe.

Relatore e çështjes është Shpëtime Pitaku, ndërsa trupi gjykues do të kryesohet nga Ervin Metalla, i cili është dhe kryetar i Gjykatës së Shkallës së Parë të Durrësit. Mes provave të shumta të grumbulluara nga prokuroria e Durrësit janë dhe tabulatet e dy numrave celularë Vodafone Club, me të cilët komunikonin 80-vjeçari Shaban Norja dhe 18-vjeçarja Aishe Vata.

Nga të dhënat në dosje rezulton se gjatë periudhës shtator-tetor të vitit 2012 ka një numër shumë të madh thirrjesh telefonike mes viktimës dhe vrasësit, të cilat zgjasin nga 2 minuta deri në 35 minuta.

Trupi i dekapituar i Ajshe Vatës u gjet 500 metra larg banesës së saj në Xhafzotaj të Durrësit, ndërkohë që 80 vjeçari u arrestua një ditë më pas. Ai pranoi krimin dhe deklaroi se e kishte kryer pasi 18 vjeçarja nuk pranoi të abortonte fëmijën që kishte në bark.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›