E Diel, 1 Nëntor 2026

Llalla:Krimi po investon në agjencitë që duhet ta hetojnë

TIRANE- Në ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit për Agjencinë për Administrimin e Pasurive te Sekuestruara dhe Konfiskuara Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla deklaron se krimi i organizuar dhe pastrimi i produkteve kërkon ndërhyrje të menjëhershme pasi po me paratë e ardhura nga këto aktivitete po investohen agjencitë  hetimit.   

“Krimi i organizuar dhe pastrimi i produkteve kërkon ndërhyrje të menjëhershme. Shqipëria është e hapur dhe mundësia për të kryer transaksione janë të shumta. Problematikë është se pasuritë e ardhura nga krimi po përdoren për të korruptuar organet e zbatimit të ligjit që hetojnë krimin dhe pastrimin e parave”- nënvizoi kryeprokurori Adriatik Llalla.

“Është detyrë themelore që të përdoren të gjitha mjetet dhe mekanizmat për të luftuar” - tha Lalla. Ai falenderoi SHBA dhe shprehu bindjen se bashkëpunim do të jetë më efikas në drejtom të sekuestrimit

Nga ana e tij ambasadori i SHBA-së Aleksandër Arvizu i bëri thirrje Prokurorisë të bëjnë çdo përpjekje për të sekuestruar përfitimet e ardhura nga krimi dhe korrupsioni.

“Kriminelët nuk duhet të lejohen të përfitojnë nga krimet. Sekuestrimi i fitimeve të ardhura nga krimi ndihmon në parandalimin e financimeve të aktivitete me të ardhura të paligjshme.”- tha ambasadori i SHBA-së Arvizu në fjalën e tij të mbajtur gjatë nënshkrimit të memorandumit të Bashkëpunimit për Agjencinë për Administrimin e Pasurive te Sekuestruara dhe Konfiskuara .

Në ceremoninë që u zhvillua paraditen e sotme në Hotel Tirana marrin pjesë dhe ministri i Financave Ridvan Bode, kryeprokurori Adriatik Llalla, ministri i Brendshëm Flamur Noka, ministri i Drejtësisë Sokol Olldashi dhe ministri i Transporteve, Sokol Olldashi.

Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi e vlerësoi memorandumin si strategji për të përdorur mjetet krimit të organizuar për të luftuar krimin e organizuar. Ai vlerësoi se janë bërë hapa konkretë në luftën kundër krimit të organizuar.

“Pasuritë e sekuestruara nga krimi do të shiten nga shteti dhe do të financojnë mjetet për t’i luftuar.”- tha Halimi. Po kështu ai nënvizoi se nënshkrimi i këtij memorandumi vjen në të njëjtën linjë me një sërë reformash për dixhitalizimin e sistemit gjyqësor, por dhe menaxhimin e cështjeve të përmbarimit.

vijon

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›