E Diel, 1 Nëntor 2026

'Analiza post zgjedhore' në 360 Gradë: Berisha histori nëse merr pjesë në betimin e Ramës. 'Beteja' Basha-Olldashi e fortë

TIRANË- “Analiza Post 23 Qershor” ishte tema e emisionit “360 Gradë” që gazetari Artur Zheji trajtoi mbrëmjen e së enjtes në TV News24 , me të ftuar analistin Baton Haxhiu, gazetari Arian Çani Grida Duma, Doktore e Shkencave dhe Erisa Spiropali, Kryetare e Forumit Rinor Eurosocialist.

Artur Zheji: A e ka dhënë dorëheqjen Berisha pas 23 qershorit?
Baton Haxhiu: Duke e parë nga aspekti statusor po. Por, Berisha pas qëndrimit të gjata e ka kuptuar së çarja e mundshme mund të ndodh dhe nëse nuk e merr ne dorë procesin e zgjedhjes se kreut te ri. Ai nuk e ka dhënë dorëheqjen nga kreu i PD, pasi menjëherë pas dorëheqjes e ka thyer statusin e saj. Statusi parasheh qe këshilli kombëtar ta zgjedhe kreun e ri. Berisha vendosi te ndërtojë një demokraci të përveçme duke e shkelur statutin dhe duke vendosur një anëtar një votë.

E ka rritur demokracinë sigurisht. Por unë mendoj se fakti qe nuk e ka dhënë dorëheqjen dhe se ka vendosur një anëtar një vote i ka ditur pritshmërinë e Këshllit Kombëtar, dhe ka vendosur nje kriter qe shkel statusin. Por, ky eshte stili i Berishes.

Grid Duma: E ka dhënë dorëheqjen padiskutim. Per ti dhen enje pamje me te re mund te ishte zgjedhur qe dorëheqja te jepej me para. Askush nuk e beson se Berisha mund të zevendesohet. Nga momenti kur u mor vendi dukej si i shpejte, pasi u njoh rezultati i zgjedhjeve ne mënyre drastike. Berisha ka nuhatje politike të shkëlqyer, por nuk e di nese demokratet bashke me traumen e humbjes te pranon dhe dorëheqjen dhe tani te përballen me nje lider te ri. Ishte e shpejte, por kjo mund te ketë qene strategji.

Batoni Haxhiu: Grida ke pasur model në 2005 të Nanos, por Berisha nuk është njeri që i duron analistet që të dalin dhe të gozhdohej qe nuk dha dorëheqjen. shumë prej demokratëve kishin dëshirë që Berisha të humbë. Në sondazhin menjëherë pas zgjedhjeve.

Grida Duma: 30 % e demokratëve mund ta kenë dashur. Mbetet që jemi në një moment traume, dhe uroj që një anëtar një votë është jesh e vijimit të kësaj traume që tani rifillojmë.

Baton Haxhiu: Pyetja për Gridën.. me fjalimin e dorqëheqjes në fjalimi ne parë thuhet duhet nje fillim i ri. Në deklaratën e kandidatëve ishte Berishizmi. Fillimi i ri dhe Berishizmi nuk kanë asnjë lidhje.

Grida: Lëvizjet revolucionare për të vrarë atin nuk kanë asnjë arsye dhe unë nuk mendoj se shumica e fajit për këtë humbje ishte i Berishës. Ishte akt burrëror i Berishës marrja e përgjegjësie dhe jodemokratike që e mori vete.

Batoni Haxhiu: Mos i jep merita që nuk i takojnë.

Artur Zheji: Basha tha Berisha i pazevëndësueshëm....

Baton Haxhiu: Një kandidat që thotë është i pazëvendësushëm nuk duhet të konkurrojë

Erisa Spiropali: Berisha është lideri i PD prej 22 vjetësh dhe influenca e tij është e qartë, pra PD është gati gati Berishiste. Deklarata e tij është e qartë. Berisha u tregua i ndershëm në një pikë se ai pranoi që kishte ngritur një piramidë në qeverinë shqiptare, pasi forma e qeverisjes së tij ishte piramidale. As i takon PD mendoj se Berisha do jete gjithmonë aty. Unë mendoj se kandidati i Berishës është Basha, pasi Olldashi mendoj se nuk ka qasje me Berishën. Biri i Berishës politik është Basha.

Baton Haxhiu: Po fitoi Basha PS do ketë tri parti.

Arjan Çani: Berisha është larguar dhe ndryshe nga Grida nuk jam dakord, unë mendoj se nëse ka një gjë të mirë në dorëheqjen nuk ka kohë më të mirë. Berisha pas kësaj që bëri mund të jetojë jetën e vet shumë krenar. Pas javës së parë të gushtit Berisha do zhduket. 

Analisti Baton Haxhiu u shpreh kundër vendimit të Berishës për të përmbushur premtimet edhe pse ka dhënë dorëheqjen. “E para nuk jam si Çani që ti fshi të gjitha gjatat në këtë kohë. Unë nuk mendoj se një kryeministër në ikje duhet te mbajë premtimet që ka bërë. Pasi i bie me i nxi jetën atyre që vijnë. Matës nuk janë rrugët dhe tuneli i Elbasanit. Kur turma nuk ka buk, e kall furrën e bukës,” theksoi Baton Haxhiu, i cili ndante mendim ndryshe me Dumën dhe Çanin të cilët theksuar se kryeministri po vepron mirë që po përmbush deri në fund premtimet. 

Artur Zheji: Pse shkoi Rama tek Nishani? Pse kur doli tha takim pozitiv...

Erisa Spiropali: Është takim i lavdërueshëm i kreut të shtetit me kryeministrin e ardhshëm. Fjala e Ramës për rezultatin deh vlerësimin e Berishës ishte perëndimor, dhe fjala e Berishës ishte pozitive se nuk e prisnim. Pika e tretë takimi i presidentit me kryeministrin që do vi ishte normale.

Arjan Çani: Rama ende nuk e beson se do jetë kryeministër. E arriti me ndihmën e Ilir Metës, ta gëzojë, por duhen ende dy muaj që të bëhet kryeministër. Nuk e di pse nuk tregohet se për cfarë u fol. Rama kur eshte ne pushtet është personazh që do të ‘blejë’ gjithcka, do të joshë kundërshtarin.

Baton Haxhiu: Berisha e ka vendosur kriterin e ç’tensionimin. Asnjëri prej tyre nuk del nga korniza që ka vendosur Berisha. Gjithë kjo histori o kisha pas shumë dëshirë që në ditën e betimit të Ramës kryeministër vetë kryeministri në detyrë Berisha ta priste dhe ta fuste ne ndërtesën e Kryeministrisë. Ta lë shenjën. Kjo do ishte avion. Do ishte kriter i vendos për të ardhmen që nuk harrohej. Vendos simbolikë dhe ndërton të ardhmen.

Grida Dume: Do bënte histori, por nuk duhet ta bënte Berisha, por të gjithë.

Arian Çani: Mua më kujtohet tragjedia e Gërdecit, ku Rama i vuri dorën në shpatull Berishës. Unë mendoje se dhe Berisha mund të bënte këtë gjë tani, ti jepte dorën Ramës ditën e betimit. 

"Beteja' Basha-Olldashi në analizën e Baton Haxhiut
“Olldashi di ta bëjë opozitarin. Olldashi është bukur i fortë në bazën e tij dhe baza përcakton fituesin. Ajo që e dallon nga Basha, është se Basha është mediatik dhe i kushton rëndësi formës. Përparësitë e Olldashit është se është deputet dhe Basha jo”, u shpreh Batoni.

Sa i takon kandidatit Lulzima Basha u shpreh: “ Është paragjykim histori që ka lejuar PD. Olldashi duke komunikuar në një sallë tjetër ku foli Berisha e ka bërë respektin duk mos qenë në të njëjtën godinë ku Berisha u përshëndet me antëtarësinë e tij. Basha zgjodhi ta bëja nga ndërtesa ku u largua Berisha. Foltorja e Bashës ishte vazhdimësi, kjo është një pikave e thëna nga dikush tjer dhe jo e bërë nga dikush vetë. Mangësitë e tij kanë të bëjnë me bazën dhe nuk po e them nga vetja. Kemi bërë sondazh për atë që ndodh në PD, fuqia e Lul Bashës më numrin e votuesve në shoqërinë shqiptare e ka më të madhe se Olldashi. Por, Basha është më i pëlqyer tek popullata, ka përparësi, por kjo nuk ka përparësi në betejën konjukturale, ku Olldashi është më i njohur. Kjo mungesë e Bashës në konjukturën e PD mund ta bënte të barabartë, pas në variantin e votës të lirë do ishte ma para se Olldashi. Beteja është e fortë. Kjo betejë shihet nga deklarata e anëtarëve të PD. 1 anëtar 1 votë i jep përparësi Bashës, nëse beteja do ishte në Këshillin Kombëtar Olldashi do fitonte. Berisha ka qenë i sigurtë për të përcaktuar kandidaturën dhe për të mos përçarë partinë,. Pasi 1 anëtar 1 votë do i kemi të bashkuar. Lul Basha ka mangësi në konjuktura dhe për një kohë të gjatë e ka nevojë mbështetjen e Berishës pasi nuk mund të bindë konjukturat e partisë. Fuqia e Lul Bashës nuk mund të shtrihet tek Topalli, Patozi pa mbështetjen e Berishës”, tha Baton Haxhiu.

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›