E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, një i plagosur me armëpas konfliktit në lokal

TIRANE- Një person ka mbetur i plagosur rëndë, pasi është qëlluar me armë pas një sherri për motive banale në një lokal. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Lanabregas, komuna Dajt në Tiranë. I plagosuri, Fatos Lika, është transportuar menjëherë në spital, pasi ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Pasi janë konfliktuar, Gëzim Visha, ka qëlluar me armë zjarri duke lënë të plagosur rëndë Fatos Likën. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur uniformat blu të Tiranës, dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›