E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, rryshfet për patentat, në hetim 4 inspektorë

Një operacion i policisë së Tiranës vë në pranga një drejtor autoshkolle dhe tre instruktor ndërsa janë në hetime dhe punonjës të drejtorisë së transporteve. Operacioni i koduar “Instruktori” ka bërë të mundur zbulimin, dokumentimin dhe goditjen e një grupi kriminal që kryente veprime të kundraligjshme pranë Drejtorisë Rajonale të Transportit Rrugor në Tiranë me synim paisjen e shtetasve me dëshmi aftësie për drejtim automjeti, kundrejt një shume parash.
Falë një hetimi 9 mujor i realizuar me metoda speciale të hetimit në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Tiranë, janë arrestuar dhe më pas kanë marër masa sigurie nga gjykata me detyrim paraqitje Qemal Musta, 49 vjeç me detyrë drejtor autoshkolle, Trandafil Taho 54 vjeç, Zenel Shera 63 vjeç dhe Nesti Xhurgjaj 62 vjeç, me detyrë instruktorë autoshkolle.
Sipas policisë së Tiranës të katër janë lënë më masa sigurie detyrom paraqitje dhe me garanci pasurore e cila ka kapur shifrën e 500 mijë lekëve të rinj. Por mësohet se skema e korrupsionit të tyre ka qenë marrja para e shtetasve të ndryshëm, me qëllim marjen e testimit të provimit të teorisë dhe praktikës dhe më pas paisjen e tyre me dëshmi aftësie për drejtim automjeti, kundrejt përfitimit të shumës së parave që variaonte nga 3000 deri 4000 të rinj (përveç pagesës së kuitancave). Ndërkohë që sipas policisë nuk përjashtohet që të ketë edhe arrestime të tjera jo vetëm në rang drejtuesish të autoshkollave por edhe punonjës të Drejtorisë Rajonale të Transportit Rrugor Tiranë, të cilët kanë konsumuar elementet e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, kryer në bashkëpunim.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›