Një i vdekur dhe dy të plagosur në aksident
Elbasan
Përgjaken sërish rrugët e Qarkut të Elbasanit. Sipas burimeve policore lokale, bëhet e ditur se një 18-vjeçar ka humbur jetën në një aksident automobilistik, ndërkohë që dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë në aksin rrugor Elbasan-Librazhd. Të njëjtat burime saktësojnë se mjeti me targë EL7755B, me drejtues 28-vjeçarin Orjon Myftari, ka aksidentuar për vdekje 18-vjeçarin Ervis Kulla, si dhe ka plagosur rëndë dy 19-vjeçarët Erjon Kulla dhe Shpëtim Meta, që të dy me banim në fshatin Labinot Fushë. Tre të rinjtë kanë qenë duke ecur buzë rrugës, kur janë përplasur nga automjeti që drejtohej nga 28-vjeçari.
#