Tiranë, sekuestrohen 40 doza kokainë, dy në pranga

Policia e Tiranës gjatë një operacioni antidrogë të koduar “weekend” ka bërë të mundur sekuestrimin e 40 dozave kokainë si dhe arrestimin e 2 personave.
Burime nga policia bëjnë me dije se gjatë operacionit të ndërmarrë nga seksioni antidrogë në drejtorinë e policisë së Tiranës u arrestuan shtetasit Robert Sula 38 vjeç dhe Florian Ngjela 33 vjeç të dy nga Tirana.
Arrestimi I tyre u bë pasi këta shtetas gjatë kontrollit të ushtruar nga policia iu sekuestrua 40 doza kokainë të cilët ata e shpërndanin në zona të ndryshme të kryeqytetit si dhe në lokale dhe pub-e.
Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Florian Ngjela policia ka sekuestruar edhe 2 automatikë dhe maska.