Ristani: PS po tenton të bllokojë KQZ-në

Reagimi i tij erdhi pas kërkesës së PS-së për të pezulluar kërkesën ankimore të paraqitur prej saj për rezultatin e bashkisë Tiranë.
“Kërkesa për pezullim duhej bërë bashkë me padinë e themelit në gjykatë, por nga PS u zgjodh kjo rrugë qe synon të pengojë punën e KQZ-së për të përmbyllur detyrat e saj ligjore", tha Ristani. Në nisje të mbledhjes së sotme, përfaqësuesit ligjorë të PS-së kërkuan pezullimin e ankimimit, duke e argumentuar këtë me faktin se çështja është në shqyrtim nga Kolegji Zgjedhor.
Sipas tyre, KQZ duhet të pezullojë këtë gjykim, pasi kjo është një e drejtë procedurale që po gjykohet nga një organ më i lartë gjyqësor, siç është Kolegji Zgjedhor. Opozita kërkon pavlefshmëri të rezultateve të KZAZ-nr. 49, njësia bashkiake 5, si dhe vendimin e KQZ-së për tabelën përfundimtare të Bashkisë Tiranë. Ndërkohë, Partia Demokratike kërkon rivlerësimin dhe rinumërimin e votave të kontestuara në katër njësi bashkiake të kryeqytetit dhe përfshirjen e tyre në tabelën përfundimtare. /S.Lleshi/Start/
2011-05-30 11:47