Arrestohen shitësit e kokainës së VIP-ve

Policia bëri të ditur se janë sekuestruar 20 doza kokainë gjatë operacionit të koduar “Wekend”, si dhe janë sekuestruar edhe dy armë automatike si dhe disa maska.
Në pranga kanë përfunduar dy shtetas të dyshuar si shpërndarës të lëndës narkotike, përkatësisht Hajredin Sula, 38-vjeç, si dhe Florian Ngjela, 33-vjeç, lindur e banues në Tiranë.
Fillimisht u realizua kapja në flagrancë e shtetasit Florian Ngjela ku pas kontrollit ju gjetën 20 doza lëndë narkotike e dyshuar Kokainë dhe pas kontrollit të ushtruar në banesën e tij, ju gjetën edhe 20 doza të tjera lëndë e dyshuar Kokainë.
Po ashtu, gjatë shtrirjes në kohë të këtij operacioni me posedimin edhe të informacioneve të marra në rrugë operative, shtetasit Robert Sula ju gjetën në banesën e tij dhe dy armë automatike m - 56, armë automatike e llojit Scorpion me silenciator, 94 copp fishekw, 248 fishekë model-54, 4 krehra me fishekë model-56 etj.
Gjatë ecurisë së hetimit mbi këto shtetas, u konkludua se lënda narkotike e llojit Kokainë, shpërndahej në zona të ndryshme në kryesisht në lokalet dhe pubet e Tiranë, kryesisht kjo lëndë narkotike blihej nga klientë vip. /Saimir Lleshi/Start/
2011-05-30 11:22