“Remzi Hoxha”, lexohet dëshmia e Gazidedes
Dëshmia e dhënë në Prokurori nga ish kreu i SHIK-ut, Bashkim Gazidede para se të vdiste nuk jep asnjë ndihmë për zbardhjen e të vërtetës rreth çështjes së zhdukjes së ish-biznesmenit shqiptaro –maqedonas, Remzi Hoxha.
TIRANE- Nuk ndihmon aspak në çështjen e zhdukjes së biznesmenit shqiptaro-maqedonas, dëshmia e dhënë para se të vdiste në Prokurori e ish kreut të SHIK-ut Bashkim Gazidede. Në letrën që prokurori i çështies Xhevat Hana lexoi sot në seancën e radhës gjyqësore Gazidede deklaronte se nuk kishte pasur dijeni për zhdukjen e biznesmenit. Një tjetër dëshmi por aspak në ndihmë të hetimeve ka qenë ajo e Ish- Ministrit të Brendshëm në vitet 96-97, Halit Shamataj, i cili aktualisht është zv/ministër i arsimit. Lidhur me rrëmbimin, Shamata ka deklaruar se nuk dinte gjë, ndërsa është vënë në dijeni përmes vartësve të tij. “Kujtoj se një ministër vihet në dijeni në rrugë institucionale, me dokumente shkresore, dhe në këtë linjë unë nuk kam marrë asnjë informacion”- tha në dëshminë e tij Shametaj. I pyetur nga prokurori i çështjes, nëse atij i është kërkuar ndonjë informacion nga Presidenti i Republikës, Shametaj u përgjigj se atij nuk i është kërkuar asnjëherë informacion. Dëshmi e rëndësishme në këtë seancë gjyqësore ishte dhe ajo e shoferit të SHIK-ut në ato vite, Shpëtim Pasholli. Ish shoferi i SHIK-ut rikonfirmoi se kishte transportuar me makinë biznesmenin Remzi Hoxha, por identitetin e tij e mësoi shumë më vonë, nga mediat. Sipas tij ndaj Hoxhës nuk është ushtruar asnjëherë dhunë në prezencë të tij. Të pandehurit e këtij procesi janë Arben Sefgjini, aktualisht drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Kumbaro, Avni Koldashi, dhe Budion Meçe. Ata akuzohen për rrëmbimin dhe zhdukjen e Remzi Hoxhës, si dhe për torturimin dhe rrëmbimin e Ziso Kristopullit dhe Abdyl Loshajt.
(O.Zh/ BalkanWeb)