Prokuroria, 102 vjet burg për Çaushin e 4 "ushtarët"
Prokurori kërkoi dje 102 vjet burg për Zani Çaushin dhe 4 "ushtarët" e tij, për akuzat e krijimit të bandave të armatosura, vrasjeve, rrëmbimeve e grabitjeve. Çaushi i ka kundërshtuar akuzat duke u deklaruar i pafajshëm
TIRANE - Prokurori Ervin Karanxha kërkoi dje 102 vjet burg për Zani Çaushin dhe 4 "ushtarët" e tij, për akuzat e krijimit të bandave të armatosura, vrasjeve, rrëmbimeve e grabitjeve. Kërkesa është kryer në seancën e pretencës në Gjykatën e Tiranës. Prokurori i kërkoi gjyqtarit Altin Abdiu, respektivisht 25 vjet burg për Myrteza Çaushin dhe po kaq për Dorian Saliun dhe Skerdian Bajramin, 22 vjet për Renato Çerçizin dhe 5 vjet për Hair Hiraj. Në sallën e gjyqit ndodhej vetëm Myrteza Çaushi, pasi katër të tjerët gjykohen në gjendje të lirë për shkak se i kanë përfunduar afatet e paraburgimit. Çaushi i ka kundërshtuar akuzat duke u deklaruar i pafajshëm. "Kam qenë shpëtimtar i Vlorës. Nuk kam grabitur, vrarë apo rrëmbyer ndonjë person. Kam mbrojtur vajzat e Vlorës", - këto janë fjalët me të cilat i është drejtuar trupit gjykues Zani Çaushi. Pas kësaj seanca vijoi me konkluzionet. Në seancën e ardhshme pritet të shprehet pala mbrojtëse dhe në fund gjykata do jap verdiktin e saj. Çaushi dhe 5 miqtë e tij akuzohen për vrasjen e Bernard Duçkës, Niko Borakut, vëllezërve Neritan e Edmond Dednika, si dhe rrëmbimin e Artur Gjoshit, Pëllumb Petritit, Foto Kolës dhe Sokol Kamberit, si dhe shumë grabitje me armë. Të gjitha këto krime, ish-kapoja i Vlorës akuzohet t'i ketë kryer në kuadër të organizatës kriminale. Procesi gjyqësor zgjati plot 9 vjet. Ky do të jetë vendimi i dytë i shkallës së parë, pasi Gjykata e Lartë kishte rikthyer gjykimin.
(d.b/BalkanWeb)