Tragjedia e Gërdecit, banorët kërkojnë të dhënat e hetimit
Avokatë të prekurve nga tragjedia e Gërdecit kanë depozituar në Gjykatën e Tiranës një kërkesë që detyron Prokurorinë e përgjithshme që t’u japë atyre kopje të akteve të procedimit penal për këtë çështje.
TIRANE- Avokatëve të familjarëve të viktimave të Gërdecit të mbështetura edhe nga Lëvizja “Mjaft” kanë depozituar në Gjykatën e Tiranës një kërkesë që detyron Prokurorinë e Përgjithshme që t’iu japë atyre kopje të akteve të procedimit penal për këtë ç’shtje. Avokatët kanë deklaruar se kjo është një e drejtë e klientëve që rrjedh nga Kodi i procedurës Penale. Familjarët e viktimave të Gërdecit janë shprehur të vendosur në kërkesat e tyre për procedimin e fajtorëve dhe shpërblimin e dëmit.
Familjarët e viktimave të Gërdecit kërkojnë që kjo ç’ështie të hetohet dhe të gjykohet sa më shpejt duke evituar përdorimin elektoral të dhimbjes së tyre. (a.r/news24/balkanweb)