Aksident në Tepelenë, vdes drejtuesi i mjetit
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në aksin Tepelenë- Gjirokastër. Sydrit Guma, drejtuesi i mjetit ka devijuar nga rruga duke u përplasur me bordurën e një lokali. Ai është transportuar për në spital por nuk i ka shpëtuar dot vdekjes
TEPELENE- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër. Automjeti tip Alfa Romeo, me targa AC 629 ZL, i cili drejtohej nga 20 vjeçari, Sydrit Guma, lindur dhe banues ne fshatin Luzat të rrethit Tepelenë, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën e një lokali, i cili ndodhet në anë të rrugës nacionale në fushën e Luzatit. Pasi mori plagë të rënda në kokë, Guma u dërgua menjëherë në spitalin e Gjirokastrës por nuk ka mundur dot t’i shpëtojë vdekjes. Pas mbërritjes se grupit hetimor në vendgjarje, rezultoi se shkaku i daljes nga rruga ishte shpejtësia tej normave te lejuara dhe lagështia në rruge si pasoje e motit të keq. 20 vjeçari Guma udhëtonte i vetëm me automjetin e tij dhe lëvizte nga Tepelena në drejtim të Ujit të Ftohtë.
(O.Zh/ BalkanWeb)