E Diel, 1 Nëntor 2026

Berat, Aleanca Kuq e Zi: Regjistrimi do ndezë konflikte fetare

BERAT- Aleanca Kuq e Zi është ndalur në qyetin e Beratit ditën e sotme, në kuadër të 'Maratonës Kuq e Zi' për t’i thënë 'JO' regjistrimit të popullsisë mbi baza etnie dhe fetare.

Aleanca Kuq e Zi ka theksuar se saktësimi përkatësisë fetare do të ndezë konfiktet fetare në vend.

Duke sjellë në vëmendje nismën që Aleanca Kuq e Zi ka ndërmarrë prej muajsh, kundër regjistrimit mbi baza etnike dhe fetare, përfaqësues së kësaj lëvizje kërkuan që qeveria të zbatojë vendimin e gjykatës Kushtetuese duke kërkuar grisjen e pyetjeve për etninë dhe fenë në formularin e regjistrimit.

“Jemi pro regjistrimit por pa pyetje për etninë. Të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Grisni pyetjet për etninë dhe fenë në formular. Berati është shembull i bashkëjetesës ndërfetare”,- deklaruan përfaqësues të Aleancës Kuq e Zi në këtë takim.
(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Berat, Aleanca Kuq e Zi: Regjistrimi do ndezë konflikte fetare

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›