Tiranë, sherr me rojet në kazinoplagosen me armë dy vëllezërit
TIRANË – Dy të plagosur me armë zjarri janë konfirmuar mbrëmjen e sotme në një kryqëzim pranë rrugës “Dervish Hima”, në kryqëzimin e rrugës së Elbasanit me stadiumin, pranë ambasadës amerikane. Plagosja ka ardhur pas një grindjeje në një kazino. Të plagosurit janë vëllezërit Arben dhe Admir Kurtish Dogjani, lindur më 1986. Ata janë dërguar në Spitalin Ushtarak pasi ndodhen në gjendje kritike për jetën. Të plagosurit janë grindur edhe me rojet e "Global Security", të cilët janë shoqëruar në polici dhe më pas në spital, pasi janë plagosur me mjete të forta. Në vendngjarje ka shkuar edhe Zv.drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani. Kapen autorët e ngjarjes, rojet e sigurisë, të cilët kanë deklaruar një sjellje të paparanueshme të dy vëllezërve brenda në kaziono.
Sipas policisë, sherri ka nisur i fortë që brenda kazinosë ndërmjet tre rojeve të "Global Security" dhe dy vëllezërve. Pas daljes nga kazionoja, njeri nga rojet ka qëlluar me armë. "Global Security" është firma që e ruan këtë kazino.
Gazetari Arsen Rusta nga vendngjarja njoftoi se "Plagosja ka ardhur pas një sherri mes një grupi të rinjsh; pas përdorimit të grushtave, levave dhe dërrasave, ata kanë përfunduar në goditjen me armë. Gjendja e tyre shëndetësore për momentin paraqitet kritike. Vazhdojnë shoqërimet në polici, por ende nuk ka një të dyshuar. Jozyrtarisht mendohet se ata janë grindur për shkak të një loje bixhozi. Policia është njoftuar nga banorët e zonës, që kanë dëgjuar grindjen që ka nisur me grushta."
Lajmi vijon....
Redaksia onlin
(ar.sh/shqiptarja.com)