E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli takim me të përndjekurit në Shkodër: Edi Rama, ofendon dhe poshtëron shtresën e të persekutuarve

09-06-2013 / Gazeta 55

Jozefina Topalli, ishte e ftuar në një takim me ish të përndjekur politik në Shkodër, ku u shfaq edhe dokumentari “Terrori komunist në Shqipëri”. Ajo tha ish të përndjekurit, ashtu si të gjithë shqiptarët në 23 Qershor do t’i japin përgjigjen e merituar neobllokmenëve duke votuar 44, Partinë Demokratike. Ajo ftoi ish të përndjekurit të bëjnë krahasimin mes Partisë që solli lirinë në 90-ën dhe premtimeve që bën sot gaztori që vishet si gardian burgu. “Koalicioni i majtë iu ka premtuar se do t’u sjellë statujën e Enver Hoxhës në Tiranë, i ka premtuar edhe Kavajës se do t’i heqë simbolin e dy gishtave. Ai është simboli i fitores sonë, është simboli i daljes suaj prej burgu, i daljes suaj nga internimi. Sigurisht, as ka për të hequr simbolin e dy gishtave dhe as do guxojë të vendosë statujat e diktatorëve. Është poshtërim dhe ofendim për shtresën e të persekutuarve”- u shpreh kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›