Opozita i kerkon qeverise te mbikeqyre privatizimet
Ne Shqiperi opozita socialiste i kerkoi sot qeverise qe te mbikeqyre kompanite qe kane privatizuar ish-ndermarrjet shteterore te energjise. Deputetet e Partise Socialiste shprehen shqetesimin se keto kompani nuk po rinovojne teknologjite dhe po shkarkojne tek konsumatoret problemet e tyre. Por ministri i financave tha se investimet e huaja ne shkalle kombetare po ecin ne Shqiperi me mire se cdo vend tjeter i rajonit.
Deputetet e Partise Socialiste i bene thirrje qeverise qe te forcoje kontrollin mbi kompanite qe kane privatizuar ndermarrje shteterore me pozicion monopol ne tregjet e energjise. Ata pohuan se keto kompani shkarkojne mbi qytetaret problemet e tyre duke u faturuar atyre shuma me te larta per te mbuluar deficitet e tyre. Deputeti socialist Arben Ahmetaj tha se qeveria duhet tu kerkoje ketyre kompanive qe te kryejne investimet e prapambetura ne teknologji qe i kane premtuar dhe qe sipas tyre jane realizuar vetem ne 20 per qind ndersa humbjet e energjise ne rrjet jane rritur ndjeshem.
Por ministri i ekonomise Ridvan Bode tha se investimet vendase dhe te huaja po kryhen hap pas hapi sipas projektimeve dhe madje investimet ne Shqiperi jane me te lartat ne rajon gjate vitit 2011 sipas shifrave te Bashkimit Europian. Qeveria dhe opozita ndajne pikepamje te kunderta per menyrat e drejtimit te ekonomise madje shpesh kane vene ne dyshim edhe privatizimeve te njera tjetres. Ato kane kendveshtrime te ndryshme edhe per menyren e perballjes se krizes ekonomike boterore dhe te eurozones edhe per shkallen e ndikimit qe ato paten ne jeten e Shqiperise.