E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi ne Shkup Te hiqen paragjykimet lidhur me vrasjen e pesefishte

Presidenti i Maqedonise Gjorgje Ivanov dhe ai i Shqiperise Bamir Topi bene sot thirrje ne nje konference te perbashket per shtyp ne Shkup per qetesi pas vrasjes se pesefishte ne rrethinat e Shkupit. Presidenti Topi qe ndodhet ne Maqedoni per nje vizite dyditore beri thirrje qe tu lejohet hapsire organeve hetuese qe te kryejne punen  e tyre. Ai tha se ne rajon ka qarqe ultra-nacionaliste qe duan te perkeqesojne raportet nder-fqinjesore dhe nder-etnike. Zoti Topi inkurajoi respektimin e  Marreveshjes se Ohrit nga te gjitha palet dhe theksoi mbeshtetjen e fuqishme te Shqiperise per stabilitetin e Maqedonise dhe per integrimin e saj ne Nato.

Vizita e presidentit te Shqiperise ne Maqedoni behet me ftese te kolegut te tij Gjorgje Ivanov dhe vjen ne nje kohe kur marredheniet e brishta midis dy komuniteteve me te medha ne Maqedoni po ftohet edhe me tej per shkak te paragjykimeve mbi incidentet e fundit.

Dy presidentet pohuan se komunikimi i mire respekti dhe miqesia midis tyre ndikon ne marredheniet e mira midis dy vendeve.

Presidenti Topi i shoqeruar nga bashkeshortja do te qendroje dy dite ne Maqedoni.

Duket se gjate takimit nje rendesi e vecante i eshte kushtuar rastit te vrasjeve dhe pasojave.

Presidenti shqiptar tha se ne rajon ende ka qarqe ultranacionaliste qe duan ta perkeqesojne klimen e raporteve te mira nderfqinjesore dhe nderetnike.

do akt kriminal duhet te vendoset ne linjen e hetimit dhe dhenies se drejtesise sipas standardit ligjor tha ai duke shtuar se eshte kunder cdo akti dhune nga kushdo qe vjen. Presidenti Topi shprehu ngushellime per familjet e pese viktimave por dhe per viktimat e tjera para ketij akti.

Jam i bindur qe ne vijim te punes profesionale dhe shkencore te institucioneve qe merren me kete ceshtje rasti do te trajtohet ne menyre objektive dhe ne perfundim do te jete materiali qe do te shkoje pikerisht ne institucionet e drejtesise. do klime paragjykuese eshte e papranueshme. do akt kriminal cilidoqofte pas atij akti eshte i denueshem pavaresisht nese individi eshte shqiptar apo maqedonas. Ne deshriojme qe te gjithe qytetaret te gjithe femijet te shkojne ne shkolle te studiojne te mos kene probleme dhe te jene te garantuar tha presidenti Bamir Topi.

Presidenti maqedonas Gjorgje Ivanov tha se nese autoret kane marre guxim ta bejne aktin ne Maqedoni atehere neser mund ta bejne dhe diku tjeter. Ai tha se institucionet perkatese po e trajtojne me  pergjegjshmeri rastin dhe kjo gje pritet edhe nga faktoret tjere te shoqerise se Maqedonise.

shte e qarte se dikujt nuk i interesion perparimi i rajonit tha ai dhe u beri thirrje qytetareve qe te mos bien pre e spekulimeve.

Dy presidentet kane ngritur nevojen per bashkepunimin e sherbimeve inteligjente dhe te institucioneve perkatese per te ndihmuar ndricimin e ketij rasti.

Zoterinjte Topi dhe Ivanov i kane kushtuar rendesi edhe bashkepunimit ekonomik.

Maqedonia pret qe Shqiperia si anetare e Natos te mbeshtese synimet e vendit fqinj per integrim ne Aleance. Zoti Topi beri te ditur se Shqiperia mbushtet fuqishem stabilitetin e Maqedonise. Shqiperia tha ai i referohet Marreveshjes se Ohrit si nje dokument shume i rendesishem qe rregullon marredheniet midis shqiptareve dhe maqedonasve per bashekjetese ne nje shtet me te drejta te barabarta. Ky dokument duhet te respektohet nga te gjitha palet verejti presidenti shqiptar.

Presidenti Topi vuri ne dukje perparimin infrastrukturor te Shqiperise ne aspektin rrugor duke lene te kuptohet se nese edhe Maqedonia angazhohet me shume ne kete drejtim atethere Deti Adriatik dhe portet e Durresit Shengjinit dhe Vlores do te ishin shume me afer shtetasve dhe bizneseve te Maqedonise. Zoti Topi u prit dhe nga kryeministri Nikolla Gruevski dhe kryetari i Parlamentit Trajko Veljanovski. Neser ai do te shkoje ne Tetove ku takohet me drejtuesit politik shqiptare dhe do ta vizitoje fshatin Gradec prej nga ishte Mehmet Pashe Deralla minister i Luftes i qeverise se pare shqiptare menjehere pas pavaresise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›