Tiranë, sherr mes të rinjsh te Dogana, një i plagosur

Një i ri është plagosur rëndë mesditën e sotme në kryeqytet gjatë një sherri me një bashkëmoshatarin e tij.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Doganës në kryeqytet ku dy të rinjtë janë përplasur mes tyre në një grindje që precipitoi në nxjerrjen e armëve.
Për pasojë është plagosur rëndë një i ri, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ndërsa policia ka bërë të mundur ndalimin e autorit të plagosjes i cili është shtetasi me inicialet B.B.
Menjëherë i plagosuri është dërguar me urgjencë në spital dhe sipas mjekëve gjendja e tij është e rëndë.
Nuk dihen ende motivet e ngjarjes por policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të plagosjes së të riut.