E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eshton: Reforma për Ballkanin Perëndimor

BRUKSEL- Në Parlamentin Europian po zhvillohen seancat dëgjimore për gjithë kandidatët për komisioner të Bashkimit Europian, të emëruar sipas Traktatit të Lisbonës. Në fjalën e saj para Parlamentit, kryediplomatja e BE, Kethrin Eshton, foli për përparësitë e saj në këtë detyrë. Referuar Ballkanit Perëndimor, Eshton u shpreh: “Proriteti ynë është të nxisim reformat e mirëfillta politike në Ballkanin Perëndimor dhe të sigurojmë se i gjithë rajoni të futet suksesshëm në rrugën e integrimit të mundshëm në Bashkimin Evropian. Kemi marrë hapa pozitive për liberalizimin e vizave me Serbinë, Malin e Zi dhe Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Përveç kësaj na nevojitet një strategji efektive për të tejkaluar krizen politike në Bosnjë Hercegovinë.” Eshton nuk përmendi Shqipërinë në deklaratën e saj, ashtu sic bëri dhe ministri i Jashtëm spanjoll Moratinos në konferencën për shtyp si vendi që mori presidencën e radhës së BE. Ndër cështjet e tjera të politikës së jashtme që përmendi Eshton ishin: Afganistani dhe konflikti izrealito-palestinez. Pritet që gjithë komisionerët pas pyetjeve nga europarlamentarët të votohen më 26 janar në postet e tyre. Parlameti Europian sipas Traktatit të Lisbonës ka marrë fuqi më të madhe ndër gjithë organizmat e tjerë të BE.(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›