Tiranë, shoqërohen2 mjekë, për korrupsione shpërdorim detyre

TIRANE- Policia e Tiranës ka shoqëruar sot dy mjekë të maternitetit të Tiranës nën akuzën për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Në një operacion të koduar “My baby” policia ka dokumentuar aktivitetin korruptiv të dy mjekëve Janaq Kasapi kirug dhe Arti Qosja reaminator pasi u kapën në flagrancë duke marrë deri në 50 mijë lekë të reja për pacientet nëna që u nënshtroheshin lindjeve me operacion.
Burime nga policia e Tiranës thanë për News 24, se dy mjekët ishin vënë nën hetim muaj më parë dhe shoqërimi i tyre u bë pas operacionit të orgaizuar nga policia e Tiranës në bashkëpunim me njësinë Task Force në prokurorinë e Tiranës. Gjykata caktoi për dy mjekët masën e sigurisë një garanci pasurore ndërkohë që nuk dihet vlera e saktë e saj.
(m.a/News24/BalkanWeb)