Kriza, Rama apelBerishës: Pranokompromisin

TIRANË- Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama gjatë një konferece për shtyp, një ditë para Samitit të Sarajevës i ka kërkuar kryeministrit Berisha që Shqipëria duhet të paraqitet aty si një vend i stabilizuar në rajon, ndërsa shton se moszgjidhja e krizës rëndon mbi qytetarët shqiptarë.
“Nuk duhet ti rëndojmë më tepër Shqipërinë dhe shqiptarët me pasojat e moszgjidhjes së krizës. I bëj thirrje Berishës të lejojë hetimin dhe ti hapë rrugë integrimit të vendit në prag të Samitit të Sarajevës”, - u shpreh kreu i PS.
Sipas Ramës, afati i ndërkombëtarëve është ultimativ prandaj Berishës nuk i mbetet gjë tjetër vecse të pranojë kompromisin, që nga ana e PS është dhënë.
"Kjo krizë është e papranueshme për komunitetin ndërkombëtar, ne i kemi bërë hapata tona për hir të interesit publik. Berisha nuk duhet të mendojë se afati ultimativ do të zhbëhet nga deklaratat e zëdhënësve të tij. Zoti Berisha duhet të jetë dyfish i interesuar për zgjidhjen e krizës, ne e kemi pranuar kompromisin pranojene edhe ju”, - theksoi kryesocialisti.
(m.a/BalkanWeb)