E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Metabashkë nesër nëSamitin e Sarajevës

TIRANE- Shqipëria do të përfaqësohet nga kryeministri Sali Berisha dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta në Samitin e Sarajevës, që do të mbahet nesër më 2 qershor, në Bosnje Hercegovinë.
Në përbërje të delegacionit shqiptar, që shkon në këtë Samit për të marrë një shenjë pozitive për liberalizimin e vizave, mësohet që do të jenë edhe ambasadori shqiptar në Sarajevë, Flamur Gashi, drejtoresha e Drejtorisë së BE-së në Ministrinë e Jashtme, Ilda Zhulali si dhe shefi i kabinetit të ministrit të Jashtëm, Sokol Dervishaj. Samiti i Sarajevës ka si qëllim mbledhjen e të gjithë aktorëve të rajonit, shteteve të BE-së, por edhe të Ballkanit dhe më gjerë se kaq.
Pak ditë më parë media kroate shkruante se në konferencën e radhës për Ballkanin, e programuar në 2 qershor në Sarajevë, ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian nuk mund t'ju ofrojnë vendeve të rajonit asnjë premtim konkret për anëtarësimin e Ballkanit në BE.

Nga ky Samit, qeveria shqiptare pret lajme të mira sa i takon fillimisht liberalizimit të vizave, ashtu siç e kanë deklaruar edhe më parë drejtuesit e qeverisë.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›