E Diel, 1 Nëntor 2026

1 Qershori, krerëte shtetit urojnëfëmijët për festën

Një sërë aktivitetesh janë zhvilluar sot në Tiranë në ditën ndërkombëtare të fëmijëve. Krerët më të lartë të shtetit kanë uruar fëmijët duke u premtuar më shumë mbështetje.

TOPI: MË SHUMË VËMENDJE NDAJ FËMIJËVE ME AFTËSI TË KUFIZUAR

Presidenti Bamir Topi hapi sot Lojrat Olimpike Speciale Shqiptare 2010.Në fjalën e tij bëri apel për më shumë ndjeshmëri dhe solidaritet ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe “për t’i dhënë mundësinë këtyre fëmijëve për të tejkaluar të gjitha handikapet fizike dhe për të qenë njëlloj si gjithë të tjerët”

“Duhet detyrimisht ata që janë të veshur me përgjegjësi, ata që përfaqësojnë politikën, ata që shkojnë një herë në katër vjet për të kërkuar votën e njerëzve, duhet detyrimisht të jenë më të motivuar, të jenë më të dashur, të jenë më të ndjeshëm, të jenë më shumë kontribues, sepse këta njerëz kanë nevojë patjetër të mbështeten, kanë nevojë të mbështeten”- apeloi presidenit Topi duke shtuar se kjo lëvizje kishte mbështetjen e tij institucionale.

Në përfundim të fjalës, flakën olimpike, të ndezur nga kapiteni i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Altin Lala, Presidenti Topi ua dorëzoi fëmijëve, të cilët më pas do e shoqërojnë flakën deri në mjediset ku do të zhvillohen këto lojra.
Në takimin që u zhvillua në ambientet e Presidencës ishin të ftuar Ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar, Fiona Mekiluam, përfaqësues dhe drejtues të Fondacionit “Vodafone Albania”, Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, të Olimpikut Special Shqiptar, Qendrës Sociale “Don Bosko”, personalitete të shquara të sportit shqiptar, trajnerë e sportistë në vite, mësues, edukatorë dhe prindër të fëmijëve me aftësi të kufizuara, etj.
Kompania “Vodafone Albania” mbështet dhe organizon Lojrat Olimpike Speciale Shqiptare 2010.
Gjithashtu presidenti Topi i shoqëruar nga zonja e parë Teuta Topi priti në presidencë nxënësit më të dalluar të shkollave 9-vjeçare të kryeqytetit

KRYEBASHKIAKU RAMA PËRURON 4 KËNDE LOJRASH
Në diten e 1 qershorit kreu i bashkisë Edi Rama ka uruar femijet e kryeqytetit dhe ka përuruar 4 kënde të reja lojrash në kryeqytet. “Dëshiroj tju bëj me dije se kënde lojrash që po përurorjmë sot do ndërtojmë jo vetëm në qendër por edhe në periferi, në mënyrë që fëmijët bashkë me gjyshërit e gjyshet dhe prindërit të mund të kalojnë sa më shumë kohë bashkë në një ambient sa më të mirë”. Bashkia e Tiranës ka shpërndarë dhurata për fëmijët që merrnin pjesë në festë.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›