E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, shpërthen bombola e gazit, plagosen dy të moshuara

TIRANE - Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në Kombinat, Tiranë.

Dy automjete zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje për të shuar flakët e zjarrit, të cilat raportohet se janë të përmasave të mëdha.

Si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të plagosur dy të moshuara të cilat kanë marrë plagë djegieje të lehta. Ata janë dërguar me urgjencë drejt Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të bombolës, ndërsa pritet që policia të nxjerrë rezultatet e para nga hetimet paraprake në lidhje me ngjarjen.

Në të njëjtin vend, në rrugën “Haki Stërmilli”, në Kombinat, një e moshuar humbi jetën si pasojë e flakëve që përfshinë banesën e saj. 84-vjeçarja Feride Malaj gjeti vdekjen si pasojë e asfiksisë. Zjarri u dyshua se u shkaktua nga një shkëndijë elektrike nga fërnella ngrohëse që përdorej nga e moshuara, e cila banonte e vetme.

Redaksia online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›