E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, shpërthen granata, nuk ka të plagosur

Një granatë ka shpërthyer pranë një zyre të një firme ndërtimi, por pa shkaktuar viktima ose të plagosur. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:30, pranë stadiumit “Dinamo”. Nuk ka pasur njerëz gjatë momentit të shpërthimit, duke shmangur kështu të plagosurit apo viktimat, ndërsa ka dëme materiale në katin e parë të pallatit ku ka qenë edhe zyra e firmës. Policia dhe grupet e urgjencës shkuan në vendngjarje dhe rrethuan zonën.

Sipas policisë, ende nuk dihen motivet e sakta të këtij shpërthimi të mistershëm, i cili ka tronditur zonën pranë stadiumit “Dinamo”, ndërsa janë duke u mbledhur të gjitha provat dhe faktet për gjetjen e autorit të kësaj ngjarjeje. Megjithatë, burime të policisë kanë hedhur dyshime për tre pista të mundshme mbi motivet e kësaj ngjarjeje. Policia dyshon se shpërthimi ka ardhur për shkak të konkurrencës, ose mund të ketë qenë ndonjë person që ka blerë apartament në këtë firmë ndërtimi. Pista e tretë është ajo e ndonjë punëtori të pushuar nga firma, i cili është hakmarrë me hedhjen e granatës. Për këtë ngjarje policia ka shoqëruar në ambientet e komisariatit numër 2 dhe po merret në pyetje, por ende nuk bëhet i ditur emri i tij

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›