E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, shpërthim në banesë, vdes palestinezi

Policia / Foto arkiv

Një shpërthim në një banesë në kryeqytet i ka marrë jetën një shtetasi palestinez mëngjesin e sotëm.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Drejtorisë së Higjienës, pranë Ambasadës Amerikane ku sipas informacioneve të para shtetasi Anuar Izik, 43 vjeç, ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Shkaqet e shpërthimit mbeten të panjohura, ndërsa policia po heton në vendin e ngjarjes.

Paraprakisht dyshohet për një shpërthim të telekomanduar, pasi sasia e eksplozivit ka shpërthyer në derën e banesës.

Viktima, i cili jetonte me qira në banesën ku gjeti vdekjen, ishte administrator i fabrikës së çimentos në Fushë-Krujë.  / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›