E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krujë, policia parandalon një vrasje

Policia gjate nje aksioni / Foto arkiv

Një vrasje për motive pronësie është arritur të shmanget pasditen e djeshme në Krujë.

Arjan dhe Olsi Vogli, nga fshati Bilaj i Krujës, u arrestuan nga policia pasi tentuan që të vrisnin kushëririn e tyre, Pal Vogli, dhe djalin e këtij të fundit.

Policia është sinjalizuar nga banorët e zonës, të cilët i kanë parë vëllezërit që u kishin zënë pritë babait dhe të birit.

Forcat e policisë së Krujës kanë neutralizuar dhe vënë në pranga dy agresorët si dhe ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një pushkë dhe një automatik. / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›