E Shtunë, 31 Tetor 2026

PSV perfundon ne burg

Harrojeni turnetë në vende të mahnitshme, qëndrimin në hotele me pesë yje dhe stërvitjen buzë detit.

Për PSV Eind’hoven, udhëtimi në Azi për të festuar 100 vjetorin e themelimit të klubit ishtë më realist dhe padiskutim më emocionues.

Gjatë qëndrimit në Tajlandë, mes ankthit të futbollistëve, trajneri Dirk Advocaat vendosi ti dërgonte në burgun e Klong Prem në Bangkok.

“Fillimisht lojtarët ishin të frikësuar dhe më kërkuan detaje rreth burgut dhe të burgosurve. Por, sapo të gjithë u ndjenë të sigurt, gjithçka shkoi më së miri. Futbollistët pranuan se kjo ishte një eksperiencë e paharrueshme”.

Të burgosurit me sjellje të mirë patën mundësi të zhvillonin edhe dy ndeshje mini-futbolli kundër kampionëve të Holandës.

“Mendova se do të isha i trembur, por ata ishin njerëz të mirë. Ishte diçka e bukur që luajtëm futboll ndaj tyre”

Pas ndeshjeve, skuadra dhe stafi teknik i skuadrës holandeze zhvilluan një vizitë të shkurtër në ambientet e brendshme të burgut të sigurisë së lartë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›