Skandali me listat PS: 64 banorë fantazma në universitetin privat
TIRANË – Partia socialiste ka bërë me dije sot se ambientet e një godine të një universitetit privat janë regjistruar në listat e zgjedhësve si ambiente banimi për 64 qytetarë.
Deputetja e PS Ledi Shamku në një deklaratë për mediat të mbajtur pranë godinës së universitetit ka theksuar se ky është një denoncim i pastër i abuzimeve me listat e zgjedhësve.
“Jemi këtu sot për të denoncuar mashtrimin e radhës të Sali Berishës, Lul Bashës dhe të gjithë puthadorëve të vetë me listat e zgjedhësve. Godina mbrapa meje është universitet privat. Universitet tek i cili rezulton se banojnë 64 vetë, ja tek i keni listat. 64 votues, 64 vetë për Lul Bashën Sali Berishën dhe për kë ato që bën listat këtu tek njësia nr. 10 ”, - ka bërë publike deputetja e PS.
Ndërkohë që deputetja Shamku ka bëre me dije se këto banorë fantazmë sic i quan ajo, sipas PD banojnë në këto ambinte dhe për këtë arsye ato duhet të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme.
“Rreth 64 vetë banojnë tek kjo godina e universitetit, flenë, jetojnë, hanë, rrinë këtu e natyrisht do të votojnë këtu. 64 fantazma dhe sikur të mos mjaftojë këtyre 64 fantazmave ju shtohen dhe 7 votues të rinj, të cilët janë shtuar në listat e 2011 krahasuar me listat e 2009. Gjithmonë kjo për Sali Berishën , Lulëzim Bashën dhe mashat e veta.”,- ka theksuar Shamku.
Deputetja e PS bëri me dije se për këto abuzime ´do të marrë masat e duhura duke i cuar një kopje edhe OSBE madje edhe vetë PD.
“Me tu ndarë nga ju sic e kërkon edhe praktika një kopje do i shkojë misionit të OSBE dhe një kopje zotërive në fjalë meqënëse kërkojnë prova fakte dhe grup faktesh dhe më shumë se 64 shpirtra nuk mendoj se do të kërkojë. “,- ka përfunduar deputetja e PS Ledi Shamku.
(e.m/BalkanWeb)