Tiranë, studentët protesta para MASH kundër ligjit për profesionet
TIRANË- Qindra studentë të mbështetur edhe nga forumi rinor eurosocialist shqiptar kanë protestuar sot, para Ministrisë së Arsimit kundër provimit shtetëror, i cili duhet të jepet për profesione që lidhen me shkencat e mjekësisë, ku futen: infermieria, stomatologjia, mamia dhe të gjitha profesionet që lidhen me arkitekturën, inxhinierinë dhe veterinarinë.
Ata kanë kërkuar nga Ministria e Arsimit që të rishikojë edhe një herë kriteret dhe kushtet e vendosura për këtë provim.
I neglizhuari më i madh dhe humbësi më i madh nga kjo reformë është sigurisht studentit. A mund të ndodhë në një vend normal që për një reformë e cila prek një grup të caktuar, që në Shqipëri është kaq i madh, të injorohet cdo vendimmarrje. Nuk mund të kemi më një shtet, i cili është vetë Sali e vetë Kadi”, - është shprehur Elisa Spiropali, në mbështetje të studentëve.
Të gjithë të diplomuarit, pas hyrjes në fuqi të ligjit për profesionet e rregulluara, duhet të kryejnë 6 muaj deri në 3 vjet praktikën pranë urdhrave profesional.
Me ligjin e ri të miratuar vitin e kaluar, e drejta e ushtrimit të profesionit do të përfitohet vetëm përmes kalimit të në provimi standard i dixhitalizuar për këdo që mbaron studimet, si në universitetet publike, ashtu edhe në ato private. Nga ana tjetër Ministria e Arsimit i cilësoi kërkesat e studentëve të pabaza. Në fund studentët që preken nga ligji për profesionet e rregulluara kanë paralajmëruar protesta të tjera masive.
(m.a/News24/BalkanWeb)