E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mat, vizitorë të shumtë në plazhin pranë lumit

MAT- Në Skuraj të Matit fshihet një plazh i mrekullueshëm që ofrohet nga lumi Mat. Që prej urës së Limës, deri rrëzë Shkopetit janë rreth 3 km vijë e lumit Mat, e cila shfrytëzohet për plazh. Dikur ky vend frekuentohej vetëm nga diplomatët e huaj në Shqipëri, sot atje mund të shkojë kushdo, për një piknik buzë lumit me familjen, pse jo edhe për tu kredhur në ujërat e kristalta.

Uji i pastër sipas analizave, rezulton i pijshëm, pasi aty nuk derdhen ujërat e zeza apo mbeturinat. Bimësia është e shumëllojshme, duke nisur nga lisi, shkoza, thana, palma, dëllinja e dushqet, pa harruar mbretin e bimësisë freskuese, rrapin. Ndërsa në ujërat e lumit rriten qefulli dhe peshq të tjerë, si dhe patat e egra.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›