Durrës, banesa përfshihet nga flakët, evakuohen dy familjet fqinje
DURRES - Një zjarr i fuqishëm ka djegur plotësisht banesën e një familjeje emigrantësh në Itali. Zjarri ka shpërthyer rreth orës 14:00 dhe brenda pak minutash banesa është përfshirë në flakë, ndërsa policia ka bërë evakuimin e banorëve të dy familjeve ngjitur që rrezikoheshin nga zjarri dhe asfiksia.
Vetëm pas 60 minutash është bërë e mundur që flakët e zjarrit të vihen nën kontroll nga tre automjete zjarrfikëse, të ndihmuar edhe nga punonjës të policisë e banorë të lagjes numër 12 të Durrësit.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak mund të jetë një shkëndijë elektrike.
(er.nu/news24/BalkanWeb)