E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rëshen-Kalimash, plagoset minatori, babai 9 fëmijëve

Nje punetor eshte plagosur si pasoje e nje rreshkitjeje dheri ne nje nga tunelet e RReshen-Kalimash. Burime thone se gjendja e 60 vjecarit, babait te 9 femijeve eshte shume e rende dhe ai ndodhet thuajse ne gjendje kome. 

RRESHEN-Rrëshqitje dheu në vendin e quajtur Tuneli i Thirrës, pjese e rrugës Rreshen- Kalimash kur për pasojë një punëtor shqiptar eshte plagosur dhe ndodhet ne gjendje shume te rende shendetesore. I plagosuri eshte Zef Gjokaza 60 vjec babai i 9 femijeve i cili punonte brenda tunelit kur ndodhi rreshqitja. Burime nga vendngjarja konfirmuan per TVNews24 se 60 vjecari po kryente shpime me mantel brenda te cileve do futej lenda eksplozive per shperthime procese keto qe behen ne kete vend per shkak te avancimit te punimeve. 60 vjecari me profesion minator por qe punonte ketu qe prej nisjes se punimeve eshte banor ne fshatin Dom Gjon te komunes se Fanit. Pas tragjedise ai eshte eshte derguar me urgjence ne qendren mjekësore te Repsit dhe me pas eshte transportuar me helikopter drejt Rinasit ku eshte cuar ne Turqi. Burime nga qendra e Repsit thone se gjendja e 60 vjecarit, babait te 9 femijeve eshte shume e rende dhe ai ndodhet thuajse ne gjendje kome. Ngjarja e rende ka ndodhur dje rreth ores 23.00 dhe mendohet se nje masiv dheu ka shkare nga pjesa e siperme e tunelit duke zene nen vete punetorin 60 vjecar .

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›