E Diel, 1 Nëntor 2026

Kequshqyerja shkaku i 30 te vdekjeve te femijet

Kequshqyerja është shkaktari kryesor i të paktën 30 përqind të vdekjeve të fëmijëve nën moshën 5 vjec në Shqipëri. Në një studim të fundit të UNICEF-it theksohet gjithashtu se rreth 400 mijë gra dhe fëmijë në vend vuajnë nga kequshqyerja. 

Specialistët e shëndetësisë ndërka japin alarmin për mungesën e hekurit në produktet ushqimore, si një ndër elementët më të rëndësishëm të ushqimit bazë. Mungesa e hekurit në organizëm është me pasoja të rënda, pasi ndikon në anemi dhe në sistemin nervor. Ndaj specilistët kanë këshilluar që produkti bazë ushqimor që është mielli, të fortifikohet; pra në të të shtohet një sasi hekuri dhe vitamine B12.

"30 për qind e vdekjeve të fëmijëve nën 5 vjec në Shqipëri mund ti atribuohet kequshqyerjes. Mos marrja e acidit folik shoqërohet me crregullime të sistemit tubitoral. Ka të bëj me zhvillimin e sistmeit nervor, të trurit, të kafkës, të palcës së kurrizit dhe të difekteve të tjera të lindura", tha Gazment Bejtja, Drejtor i Shendetit publik, MSH.

"Historia e fortifikimit të kripës e cila na ka dhënë jo vetëm një eksperiencë solide, po si të thuash dhe një motiv më shumë për të marr një inciativë tjetër, tashmë të fortifikimit të miellit, për të zgjidhur një problem tjetër shumë të rënfdësishëm. Është një kosto fare e vogël, 0.2 lekë për kg miell për të zgjidhur për kohë të gjatë problemin", u shpreh Pëllumb Pipero, Drejtor i Politikave MSH.

Kreu i UNICEF-it për Shqipërinë, Detlef Palm tha se ne vende të ndryshme të botës çështja e fortifikimit të miellit është më detyrim nga Organizata Boërore e Shëndetësisë. Kequshqyerja ka bërë gjithashtu që në vendin tonë 1 në 5 fëmijë të ketë gjatësi nën normë, ndërsa 27 përqind e fëmijëve nga radhët e familjeve të varfra të kenë peshë më të ulët. Raporti i UNICEF-it thekson gjithashtu se rreth 17 përqind e fëmijëve nën pesë vjeç rezulton të jenë anemikë.

Julia Bardhushi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›