Touch of the sun Berisha Lehtesira per investitoret

Zhvillimi ekonomik i Shqipërisë dhe kapërcimi i cdo krize të mundëshme finaciare, arrihet vetëm nëse në vend do të vazhdojnë të aplikohen politikat lehtësuese për bizneset, jo vetëm për ato vendase por edhe për investitorët e huaj. Kështu u shpreh kryeministri Sali Berisha, gjatë përurimit të kompleksit rezidencial në zonën e Farkës, “Touch of the Sun”, një investim austriak me vlerë 12 milionë euro, i shtrirë në një sipërfaqe prej 20 mijë metrash katrorë. Ky investim - tha kryeministri Berisha - le të shërbejë si një model, për t’u shtrirë në të gjithë Shqipërinë.
"Një model i mrekullueshëm, i teknologjisë më të avancuar, më të re, i organizimit urbanistik më të mirë, një model që shpresoj të inspirojë projektues dhe ndërtues të tjerë për tu përhapur më gjerë. Ne renditemi shumë lart në botë, ndër 10-15 vendet e para për regjistrimin e biznesit, garantimin e investimeve të huaja, për lehtësitë bankare", tha kryeministri Berisha.
Në ceremoninë e përurimit ka qënë i pranishëm dhe ambasadori austriak, Florian Raunig, i cili u shpreh se bashkëpunimi me Shqipërinë do të jetë i vazhdueshëm, pasi investitorët austriakë kanë gjetur mbështjetjen dhe klimën e duhur nga qeveria shqiptare, për të realizuar projektet e tyre.
"Austria ka për momentin 36 investitorë në Shqipëri, në fusha të ndryshme. që tregon besimin e Austrisë ndaj investitorëve austriak në vendin e Shqipërisë. Është një nga komplekset e vetme në Shqipëri që ka një teknikë kundër tërmetit, po zbatuar nga mjeshtra shqiptraë", tha Florian Raunig, ambasador i Austrisë në Shqipëri.
Zoti Fritz Felsinger, investitori kryesor i qendrës rezidenciale “Touch of the Sun”, tha se ndërtimet që janë bërë në këtë zonë janë të parametrave më moderne. Janë ndjekur plotësisht teknikat e ndërtimit austriak, ndërkohë që parametrat e zbatuar përballojnë edhe aktivitetet e larta sizmike. Qendra rezidenciale ka një sistem mjaft modern për mbrojtjen nga zjarri, ndërkohë që në hapësirën e saj, krahas ndërtimeve ka edhe pishinë, kinema si dhe ambiente të tjera argëtuese.
Edlira Sulejmani