Vrasja e farmacistes Eleni Basho, lirohet bashkëshorti i akuzuar
Tiranë- Gjykata e Tiranës ka liruar nga paraburgimi bashkëshortin e farmacistes së vrarë, Eleni Basho, duke i dhënë masën detyrim paraqitjeje.
Lirimi i Ilia Bashos u bë pasi sipas trupit gjykues, Prokuroria e Tiranës nuk ka paraqitur prova të mëtejshme ku të vërtetohej autorsia e tij në krim.
Ilia Basho u arrestua 25 ditë pas vrasjes së Elenit e cila u vra pranë shtëpisë së saj në Shkozë nga një vrasës profesionist.
Ndërkohë që i dyshuari për pagesën e vrasësit dhe organizimin e eleminimit ishte pikërisht bashkëshorti i viktimës Ilia Basho.
Më datën 7 Maj Gjykata e Apelit ka dhënë masën arrest me burg për të duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës.
Ndërkohë avokati mbrojtës insiston në pafajësinë e klientit të tij duke u shprehur se ndryshimi i masës së sigurisë do shqyrtohet në shkallët më të larta të gjyqësorit.
Prokurorët e çështjes janë të bindur se Basho është organizatori lidhur edhe me zbulimin e mesazheve telefonike të cilat po çojnë në zbulimin e vrasësit profesionist.